Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar pas rezultatit për zgjedhjet e përsëritura në Bashkinë e Rrogozhinës, ku fitues u shpall kandidati socialist Edison Memolla.Sipas Xhaferrit, Rrogozhina nuk u fitua por u grabit si në 14 Maj dhe grabitësit kanë emra!
Postimi
Miq të mi dhe banorë të nderuar të Rrogozhinës, ju jam mirënjohës për mbështetjen që na keni dhënë përgjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale për kandidatin tonë Shkëlqim Hoxha.
Rezultati tashmë u bë publik dhe ne humbëm në një garë të padrejtë e në kushte krejt të pabarabarta, teksa përballë nuk kishim kandidatin Edison Memolla, por kishim Erion Veliajn së bashku me shpurën e tigrave të tenderave publikë, që më paratë e korrupsionit tjetërsuan votat në këtë proces zgjedhor të ngjashëm me atë të 14 Maj.
Tjetërsuesit e procesit zgjedhor kanë emra, ata janë Taulant Tusha, Valdrin Pjetri, Afrim Qendro, Blendi Gonxhe, Nuredin Bushi, Aldrin Dalipi dhe në krye të kupolës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Kjo është një betejë e gjatë dhe ne jemi të përgatitur për t’a çuar deri në fund dhe me sektin e Rilindjes do përballemi në çdo drejtim, pasi ne jemi në të drejtën për t’a mbrojtur pluralizimin dhe ata nuk kanë të drejtë që të instalojnë monizmin e bazuar në krim dhe korrupsion.
E konsideroj veten me fat që isha i deleguar në këtë zonë dhe punova me secilin prej jush e një falenderim të përzermërt e kam për banorët e Kryevidhit që këto zgjedhje ishin shtëpia e ime e dytë.
Mbështetja që këto banorë më dhanë përgjatë këtyre ditëve janë një arsye më shumë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre, por edhe për të drejtat e çdo Shqiptari që ka vendosur me dinjitet të përballet me këtë narkoshtet.