Prokurori famëkeq që mbyll dosjet e korrupsionit

Enri ÇENO

Prokurori i SPAK Klodian Braho asi nën mëngë i socialistëve në hetimet e bujshme. Klodiani ka ndjekur ekszaktisht të njëjtën proçedurë ligjore, si për hetimin e keq menaxhimit të fondeve të BE-së nga AZHBR-ja njëjtë edhe me dosjen 184 të përgjimeve të famshme në Dibër ku morën jehonë globale nëpërmjet BILD-it Gjërman, duke e mbajtur në sirtar dosjen të pluhëroset deri në limitet e afateve proçeduriale hetimore, më pas duke shpallur moskompetencen edhe pse në të dyja rastet veprat penale të përfshira në të dyja rastet janë nën juridiksionin e SPAK, e për rrjedhojë duke mos lënë hapësirë kohore efektive hetimore për prokurorinë e rrethit.

Nuk mund të harrohet se Klodian Braho ishte prokurori që po hetonte dosjen e Inceneratorëve, për vite me rradhë e mbajti dosjen nën sirtar dhe po e hetonte Arben Ahmetajn vetëm për “Shpërdorim Detyre”. U desh shpërthimi i skandalit në media, bërja publike e fakteve, madje edhe berja publike e fshehjes së provave nga vete prokurori Klodian Braho, që ky i fundit nën presion të dorëhiqej nga hetimi.

Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, OLAF, nuk është i vetmi institucion që u përfshi në hetime për mënyrën se si janë menaxhuar fondet e programit IPARD II nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Në qershor 2020, OLAF angazhoi edhe prokurorinë shqiptare përmes një informacioni dhe kërkese për hetim të fondeve të AZHBR, por çështja mbeti në vendnumëro dhe nuk ka ende një rezultat. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se çështja për programin IPARD II u regjistrua fillimisht në SPAK dhe hetimet u ndoqën nga prokurori Klodian Braho.

Por dy vjet pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia përcolli dosjen Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se bazuar mbi aktet e shpalljes së moskompetencës nga SPAK, kishte regjistruar një procedim penal në lidhje me programin IPARD II më 17 nëntor 2022.

“Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, moskompetenca është shpallur pasi kanë munguar elementët e veprave penale të korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,” deklaroi Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal. Por tetë muaj më pas, nuk ka ende persona përgjegjës. “Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka persona të cilëve u është regjistruar emri në regjistrin e njoftimeve të veprës penale,” deklaroi Prokuroria e Tiranës.

I pyetur nga BIRN për arsyet e shpalljes së moskompetencës, prokurori i SPAK, Klodian Braho tha se nuk mund të komentonte pasi “procedurat ishin në proces”.

About Redaksia

Check Also

Rama-Dumani – kampioni i anti-korrupsionit nuk prek kampionët e korrupsionit

Nga Basir ÇOLLAKU Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka sanksionuar Altin Dumanin, kreun e Strukturës së …

Leave a Reply