Shpërthejnë zjarret edhe në Kukës, flakët përfshijnë pyllin në malin e Gjallicës

Një vatër e madhe zjarri është identifikuar në malin e Gjallicës në Kukës. Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka ka vështirësuar ndërhyrjen nga forcat e zjarrëfikse. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej gati 5 hektarësh me pisha të larta halore.

Aktualisht asnjë forcë zjarrëfikse nuk ka shkuar në vendin ku kanë rënë flakët.

Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malorë e është e pa mundur ndërhyrja me automjete, vetëm punonjësit në këmbë mund të arrijnë për një distancë kohore prej tre orësh.

Mali i Gjalicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i SHBA/ “Shqipëria strehon një rrjet organizatash kriminale të trafikut të drogës”

Sipas Raportit për Shqipërinë OSAC, organizatës partnere të Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar më 27 …

Leave a Reply