Zhupa: Rama duhet të ishte në bankën e të akuzuarve për vjedhjen me inceneratorët

E ftuar në emisionin ‘A Show’ në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta ishte deputetja e partisë demokratike, Ina Zhupa. Zhupa është shprehur se Rama duhet të ishte në bankën e të akuzuarve pasi është ai që ka firmosur për ndërtimin  e inceneratorëve.

“Në kuvend u shkelën të gjitha procedurat në ditën me diell katër minuta mbledhje vetëm me mazhorancën miratuan pro-pro-pro dhe na u tha se jemi 11 veta kur ë sallë ishim rreth 40 veta.

Kamerat dhe videot në shikonin u arrit korumi dhe votohet ligji i Akademisë së Shkencave. Ky ligj është një pajë që i është premtuar nja klienti si Doshi sepse partia e tij ishte e Gjinushit dhe ja kishin premtuar se ai do të mbante partinë ndërsa Gjinushi të rri në akademinë e shkencave.

Kryeministri duhet të ishte i  pari në bankën e të akuzuarve pasi të tre inceneratoret kanë firmën e Ramës dhe ata kanë kaluar nga këshilli i ministrave dhe ai ka firmosur. Rama është pjesë integrale dhe pa vullnetin e plotë të tij sot nuk dot kishim këtë skandal me inceneratorëvë.

Në rrjetet sociale ka një revoltë të madhe por akoma nuk është adresuar në vota dhe në protestë në sheshe nga kjo masë e madhe njerëzish”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …

Leave a Reply