11 vjet njësoj, shpall një krizë dhe sundo me masa të përkohshme!

Nga Ylli MANJANI

11 vjet njësoj. Shpall një krizë dhe sundo me masa të përkohshme.

Në emër të krizës/emergjencës i bien në top parave të buxhetit, pasurisë publike, pasurisë private, lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në emër të emergjencës së radhës bëhet propagandë e pashpirt.

Emergjenca e dritave, pastaj e ujit (e mbani mend burg-burg-burgun?);

Emergjenca e mbetjeve, bum 3 inceneratorë;

Emergjenca e drejtësisë, bum-bum reforma që nxori shtetin jasht përdorimi;

Emergjenca e zjarreve;

Emergjenca e tërmetit;

Emergjenca e pandemisë;

Emergjenca e Ukrainës, ku naftën e shiti shteti me 260 lekë;

Emergjenca e euros tashmë që nxori eksportet dhe remitancat në faliment.

Është stil sundimi ky me emergjencë.

Krijo një fatkeqësi dhe gjej zgjidhje…

Dhe vu votat…

Populli gëzon që është gjallë pas gjithë këtyre “halleve”. Ia di për nder qeverisë edhe që merr frymë…

About Redaksia

Check Also

Piktori duhet të bjerë që Shqipëria të mund të ngrihet

Nga Kim MEHMETI A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e …

Leave a Reply