Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij nga qytetarët, në lidhje me kërcënimet që marrin nga kryetari i partisë së vulës në Njësinë Bashkiake Nr.10 në Tiranë, Eduard Kelmendi.
Sipas banorëve, zotëria Eduard Kelmendi i kërcënon banorët e kryeqytetit pasi këta e kanë denoncuar në organet kompetente për kryerjen e ndërtimeve pa leje në godinën e ish-hotel Internacional në rrugën “Kajo Karafili”, madje duke mos qënë as pronar i truallit që e ka zaptuar.
Nga videot e publikuara dallohet Eduard Kelmendi i cili vijon të kërcënojë qytetarët edhe në prezencë të Policisë së Shtetit.
Denoncimi
I nderuar Zoti Berisha
Ju lutem informoni popullin Shqiptar Demokrat se cfar njerzish monstruoz kan vendosur si krytar te zones bashkiake 10 Partia Vula-Brava , me videon me posht ku duket qart semundja e tërbimit të këtij zoterie qe mban emrin EDUARD KELMENDI i cili kercenon haptasi ne sy te policis banoret komshi vetem per arsyen se denoncojn kryerjen e ndertimeve pa leje nga ky person ne godinen ish hotel internacional ne rrugen kajo karafili Tirane qe per me teper mban dhe status monument kulture dhe mbi te gjitha nderton pa leje duke mos qen as pronar i këtij trualli qe e ka zaptuar, përmend emra drejtuesish policie si miq te tij personal duke shantazhuar qytetaret edhe punonjesit e shtetit ne kryerjen e detyres. Akoma me absurde eshte fakti qe gjithcka ndodh fare pak metra pran qendres se Tiranes, jemi thellesisht te tronditur nga presionet e kercenimet me jet qe po na kryen ky person, jemi pronar dhe banor me certifikata te rregullta pronesie qe nga viti 1950.