Pak minuta para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka dhënë mesazhin se “e ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka dhe mbi cdo interes personal”.
Bardhi në rrjetet sociale ka publikuar një foto, ndërsa shkruan: “Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD! E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal!”
Më herët ka reaguar edhe kryesia e PD, e cila thote se mbledhja e thirrur nga Bardhi është në shkelje flagrante të Statutit të Partisë.
Gjithashtu, Kryesia thote se të shtunën, në 29 korrik, demokratët do të zgjedhin me votë kryetarin e ri të partisë.