Raporti i DASH/ PD: Shqipëria vend i vështirë për biznes, problem korrupsioni në ekonomi dhe drejtësi

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Dorjan Teliti

Departamenti Amerikan i Shtetit duke e cilësuar, në raportin e fundit, si ‘thellësisht problematike klimën e investimeve në Shqipëri’ ka thënë një të vërtetë të pamohueshme.

Raporti i përvitshëm i DASH është thellësisht më kritik se vitet e shkuara.

Në raport shkruhet e zeza në të bardhë se: “Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri,”.

Partia Demokratike i përshëndet gjetjet dhe gjuhën e këtij raporti dhe thekson nevojën e hapjes së ekonomisë ndaj konkurrencës së lirë dhe të ndershme.

Këtë vit DASH ka përfshirë në raport edhe pastrimin e parave dhe korrupsionin e vazhdueshëm në sektorin publik. Gjithashtu në raport përmenden edhe paratë e trafiqeve ilegale për të cilën kryeministri Rama ka gjetur si zgjidhje amnistinë fiskale.

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave e përfshiu Shqipërinë në listën gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në të njëjtën listë edhe për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg,” thuhet në raport.

Ky është një paragraf i ri, i pa hasur në raportet e mëparshme të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri dhe është një goditje frontale për ëndrrën e ligë të Edi Ramës për të amnistuar paratë e bandave të pushtetit të tij.

Një tjetër paragraf i herës së parë në raport është edhe theksi te korrupsioni i administratës publike e cila cilësohet si “zhvatëse”. Fatkeqësisht në këtë kategorizim futet edhe media.

Ndryshe nga më parë, kur korrupsioni në Shqipëri përcaktohej si ‘endemik’, këtë vit Departamenti i Shtetit përdor fjalën ‘sistemik’ për të përshkruar korrupsionin në Shqipëri. E thënë më thjeshtë, korrupsioni është i gjithë pranishëm dhe i pamohueshëm.

Qeveria shënjestrohet drejtpërdrejt, një element i pa hasur në raportet pararendëse, ku “Investitorët raportojnë në mënyrë frekuente raste të korrupsionit të qeverisë, të cilat vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.”

Raporti i DASH është një kambanë alarmi për shoqërinë dhe vendin. Partia Demokraktike rithekson se vrasja e zgjedhjeve të lira, konkurrenca themelore që mundëson të gjitha garat e tjera, është në zemër të problemit.

Pa një ballafaqim të drejtë dhe të ndershëm, raportet e ndërkombëtarëve vetëm do të nxijnë dhe shqiptarët do të ikin.

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

About Redaksia

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …

Leave a Reply