Vokshi: Hysni Sharra nuk pati përballë kandidatin e PS, po një makineri dhunuese shtetërore

Partia Demokratike ka bërë publik sot, raportin final për farsën zgjedhore që u luajt më 14 maj në bashkinë e Vlorës ku kandidoi Hysni Sharra për koalicionin opozitar “Bashkimi për Fitore” me kandidatin e PS-së, Ermal Dredha.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila tha se faktet e shoqëruara me foto, video, dëshmi në lidhje me farsën elektorale, dëshmojnë se në 14 Maj nuk pati zgjedhje, por pati votime. Vota u kërcënua, vota u shantazhua, u intimidua, u kontrollua dhe në fund edhe u devijua. Vokshi nënvizoi në fjalën e saj se përballë Hysni Sharrës në Vlorë që kandidonte për opozitën nuk ishte thjesht një kandidat i PS-së, por ishte makineria e stërmadhe dhunuese shtetërore.

“Sot do të kemi rastin se si vota u kontrollua nëpërmjet sistemit të patronazhimit që nga dera e shtëpisë deri në momentin që votohej me anë të patronazhistëve të Partisë Socialiste, – tha Vokshi në fjalën e hapjes.

“Dua që të evidentojmë faktin se patronazhisti nuk është ai militanti i PS-së.Jo!

Patronazhisti është niveli më i lartë i administratës publike dhe këtu do të shohim deputetë, zv.ministra, drejtues të të gjitha drejtove lokale dhe qendrore, të cilët kanë bërë rolin e patronazhistit duke intimiduar, kontrolluar dhe devijuar votën ditën e votimit, më 14 maj.

Do të shohim raportin, i cili më tej edhe do të publikohet së bashku me raportet e prodhuara nga grupi i punës dhe për qarqet e tjera, me dëshmi fotografike e filmike të farsës zgjedhore në qarkun e Vlorës dhe në bashkinë e Vlorës.

Shteti dhe partia u bënë një! Përballë kandidatit të opozitës, z. Hysni Sharra, nuk kishim një kandidat të një force politike, të Partisë Socialiste. Jo! Kishim përballë një makineri të stërmadhe dhunuese shtetërore. Partia shtet përdori çdo mjet që të kontrollonte votën”.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Shkodra reagoi fuqishëm, qytetaria nuk lejon që Rama të vazhdojë të qeverisë me bandat e tij

Nënkryetari demokrat dhe i dërguari politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, falënderoi qytetarët që …

Leave a Reply