Gjekmarkaj për Bashën: Vetë Vulosja shpiku votimin imagjinar

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar procesin zgjedhor për kreun e PD-së, ku në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Sipas tij, shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates.

“Vetë Vulosja ecën përpara. Pa top, pa portë, bën golin e vet -feston, brohoret dhe në fund i rras një vulë- fap. Shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates. Qerratai ynë e bëri”, shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se një vit më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Basha, deputeti Agron Gjekmarkaj, dha dorëheqjen nga çdo funksion drejtues në PD.

About Redaksia

Check Also

Nesër protestuesit para selisë së PS/ Rama do mbledhë qeverinë në Parti

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se do të mblidhen nesër  përpara selisë së PS-së në …

Leave a Reply