Klani mafioz i plehrave, Berisha: Veliaj kontraktoi studion ku punonte e shoqja për djegësin e Tiranës! 

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Veliaj kontraktoi studion ku punonte e shoqja për djegësin e Tiranës. Berisha the se, drejtësia vonon, por nuk do e harrojë atë!
“Është klani mafioz i plehrave i Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt dhe jo Klodo-Mërtiri-Gugallja, që kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë Integrated Energy që nuk ekzistonte.
Klani Rama-Veliaj-Agaçi firmosën për dhënien e kësaj kompanie, ndonëse e dinin se nuk ekzistonte, sepse për këtë ata ishin njoftuar me ligj nga ministrja Felaj, e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania nuk ekziston.
Kompania u formua vetëm një ditë përpara se të shpallej fituese e koncesionit, për të cilën kishte marrë bonusin prej 8 pikësh kur nuk ekzistonte.
Rama-Veliaj-Agaçi e ndoqën këtë praktikë mafioze për të shprehur shpalljen e tenderit, sepse ata sipas ligjit ishin të detyruar të shpallnin garën e koncesionit në tre gazeta ndërkombëtare për shkak të shumës prej 128 milionë eurosh.
Ky klan mafioz, në kundërshtim me kontratën, detyron qytetarët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit, tarifën prej 29 eurosh për ton/mbetje, e cila është tarifa e djegies, në vend të 11 ton, e cila është tarifa për depozitim.
Nuk janë Zoto dhe Mërtiri që kanë angazhuar Florian Pustinën si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, por është miku i tij me kokë, Lal Djegësi që ka kontraktuar studion e Pustinës, në të cilën ishte punuar edhe zonja Veliaj, por edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka.
Kjo e fundit, në një mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, do paraqiste në parlament me urgjencë, amendamentin personal për shtesën për djegësin e Lal Djegësit.
Klani i plehrave në përputhje me nenin e koncesioneve, nuk anulojnë koncesionin për të cilin janë paguar deri tani 110 milionë euro dhe nuk është ndërtuar asnjë prej objektet në kontratë.
Erion Veliaj që fërkon duart me mandatin e drejtë të arrestit të Arben Ahmetajt, është shumëfishi i tij. Ai përhap kudo lajmin se e kam mbyllur aferën me SKAP-in e partisë. Kujtoni pak epitetet që ai i vinte ai, këtij institucionit në grindjen me kreun e FSHF.
Por pavarësisht kësaj, Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Drejtësia mund të vonojë, por nuk do e harrojë kurrë atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …

Leave a Reply