Denoncimi bombë: Po kërcënohen edhe prokurorët e “Aferës së Shekullit”

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar sot kërcnimet që prej tre javësh po bëhen nga mafia Rama-Veliaj në drejtim të Arben Ahmetajt, fëmijëve dhe familjes së tij me qëllim mbylljen e gojës së ish zv.Kryeministrit mbi atë që konsiderohet si vjedhja e shekullit, ajo e inceneratorëve.

Kërcënimet ndaj Ahmetajt dhe familjes së tij po bëhen edhe nga qelitë e burgjeve edhe nga institucionet e krimit dhe dëshmojnë qartë se pas aferës së shekullit qëndron mafia Rama-Veliaj-Agaçi.

Kryetari i PD u bëri thirrje prokurorëve që të bëjnë Ahmetajn bashkëpunëtor të drejtësisë në hetimin e “aferës së shekullit”.

Berisha po ashtu denoncoi se po ushtrohet presion i madh ndaj ekipit të hetimit të “aferës së shekullit”, asaj të inceneratorëve dhe bëri thirrje që të hetohet çdo kontakt i cilido punonjësi me ekipin e hetmit të “vjedhjes së shekullit”.

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Inspketorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani si i përfshirë drekt në aferën e inceneratorëve.

Artur Metani ka qenë më paë dretueS I Departametit Juridik të ramës në kohën që ëstë përpiliar i gjithë dokumentacioni ligjor për aferën e shekullit. Berisha u shpreh se Metani dhe Agaçi kanë legjitimuar këtë procedurë krimi gjatë kohës që të dy bashkë ishin në Kryeministri.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply