Zoto dhe Mërtiri aksionerë dytësorë të sipërmarrjes Rama-Veliaj. PD thirrje SPAK të identifikojë pronarët e vërtetë

DEKLARATË PËR MEDIA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË EKONOMISË, KLODIAN MUÇO

Partia Demokratike, duke e rivlerësuar sekuestrimin e incineratorit të Tiranës si masën dhe hapin e duhur në drejtim të ligjshmërisë, bën sërish thirrje për identifikimin e pronarëve të vërtetë të djegësave, jo atyre fiktivë, në letra.

Vetëm kështu përballja me ligjin është e plotë dhe ndëshkimi prej tij shkon te autorët e vërtetë, të plotë, dhe jo vetëm te të pjesshmit.

Në në emër të interesit publik e kemi kërkuar prej dy vitesh sekuestrimin e veprës penale të incineratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Masa, edhe pse e vonuar, është e mirëpritur, por kjo vonesë nuk duhet përsëritur në identifikimin dhe penalizimin e krerëve të vërtetë të kësaj mega-afere, që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

SPAK është në drejtimin e duhur në ngritjen e akuzës për shpërdorim detyre, çka implikon direkt njerëz me pushtet, dhe nuk ka sesi të prekë Zoton apo Mërtirin, që jane vetëm aksionerë dytësorë të sipërmarrjes Rama- Veliaj dhe nuk mbajnë detyra shtetërore.

“Shpërdorimit të detyrës” i pafshin hajrin Edi Rama, Erion Velija dhe anëtarë të tjerë të organizates së strukturuar kriminale, qe me djegësat realizuan një zhvatje prej qindra milion euro.
Zoto dhe Mërtiri nuk firmosën për incineratorët, dhe as morën vendime, ata thjesht ekzekutuan firmat dhe përfitimet e Veliaj, Ramës dhe Agaçit.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund te ndryshonin praktikën e trajtimit të mbetjeve ne Tirane, këtë mund ta bënte vetëm Erion Veliaj.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund të tjetërsonin para, nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash, kur djegës nuk ka.

Zoto dhe Mërtiri arritën një ‘sukses’ duke u bërë aksionerë dytësorë apo tretësorë me incineratorët, por ishin Rama dhe Veliaj që i quajtën sukses djegësat e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund t’i jepnin vetes bonus prej 8 pikësh, 9 muaj para se të regjistrohej kompania fituese, ishin Veliaj dhe Rama që mund ta bënin këtë.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund ta regjistronin kompaninë një ditë para se ajo të fitonte tenderin e incineratorit, Rama me Veliaj mund ta bënin këtë.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund të merrnin vendim në emër të Këshillit bashkiak, vetëm Erion Veliaj mund ta bënte këtë.

SPAK duhet ta shohë krimin për atë çfarë është. Një intencion shtetëror për të krijuar organizatë të strukturuar kriminale, duke përdorur dy biznesmenë bedela dhe një gjysmë milardi euro para të takspaguesve shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga Amerika, vendi i lirisë, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës në mënyrë të pabesueshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në forumin “Të drejtat e Shkelura” u shpreh …

Leave a Reply