Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një foto domethënëse brenda burgut të Kosovës në Lushnjë pak muaj më parë, ku dallohen ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, drejtuesi i bandës së Bajrave të Shkodrës, Safet Bajri, si dhe Kelment Balili i njohur si ‘Eskobari’.
Sipas gazetarit, këta personazhe po festojnë me verë e ushqime brenda qelisë së burgut edhe pse vera është e ndaluar por nga fotoja duket se janë të pashqetësuar për këtë fakt.
Postimi i plotë
❌Shoqnia e burgut dhe jo vetem❌
Kjo foto tregon shume! Sidomos per pushtetin e kapur me bandat!
Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare!
Ne krah te majte me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftes kunder krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa Suksese!! Ndoshta kjo miqesi ka pas efektin e saj! Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave te Shkodres, Safet Bajri! Perballe tij nuk e njoh ate “kapon” tjeter!
Sic duket ne foto, Po festojne dicka me vere e ushqime brenda qelise!! Ne burg eshte e ndaluar vera por nga fotoja duket se jane te pashqetesuar per kete fakt dhe dihet tashme qe nepermjet shisheve te koles futej vera ne burgje! E per ta kuptuar se sa serioze ka qene qeveria Rama per luften ndaj krimit, kjo foto tregon shume!
#FotojaNukEshteShkrepurNgaUneMaSollen#
#DisaMediaNukEBotuanNgaPresioni#
#PoMeShullazinKuEshteFotoja#