Simbologji dhe kompeticion

Kissinger në Pekin i parë nga Del Pero

Kësaj radhe nuk do të mjaftojë Kissinger? Për Del Pero (SciencesPo), vizita në Kinë e ish Sekretarit amerikan të Shtetit ka evidentuar atë se Pekini do të donte nga raporti me Uashingtonin, por vështirë se do t’ia arrijë tani.

“Simbologjia e vizitës së Henry Kinssinger është e qartë dhe ka mundësi përbën aspektin me domethënës të takimeve të tij me Xi Jinping dhe liderë të tjerë kinezë. Në Pekin shërben për të rishënuar sesi marrëdhënie të ndryshme dhe më pak konfliktuale me Shtetet e Bashkuara janë të mundshme atje ku këto të fundit pranojnë statusin prej fuqie të madhe të Kinës dhe adoptojnë një realpolitikë prozaike (kissingeriane) në të cilat interesat legjitime kineze pranohen, lihen menjanë kryqëzata të kota demokratike e humanitare dhe punohet në marrëveshje të përbashkët për ruajtjen e një stabiliteti global, që për Pekinin kërcënohet pikërisht nga Shtetet e Bashkuara”. Mario Del Pero, Docent i Historisë Ndërkombëtare dhe i Historisë së Politikës së Jashtme në Institut d’études politiques të Parisit (SciencesPo), arësyeton me Formiche.net mbi misionin kinez të ikonikut ish Sekretar Shteti, e inkuadruar në një forcing diplomatik të lëvizur nga Uashingtoni drejt Pekinit.

Administrata e Joe Biden e ka kaluar pjesën më të madhe të 2023 duke kërkuar të rilidhë kontaktet e nivelit të lartë me homologët e tij të Pekinit, pasi një ballon spiun kinez jashtë kontrollit ka kërcënuar të hedhë në erë marrëdhëniet midis të dy vendeve. Për Uashingtonin një rikthim në shkëmbimet diplomatike të rregullta është themelore si formë menaxhimi të tensioneve dhe jo rastësisht në muajt e fundit Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Sekretarja e Thesarit Janet Yellen dhe i Dërguari Special Presidencial për Klimën John Kerry kanë shkuar të gjithë në Pekin. Së fundi, thuajse në kontemporanitet, i ka takuar Henry Kissinger të pritet. Pse?

“Kissinger vizita i shërben për të përqëndruar në ato reflektorë që edhe edhe me 100 vite të mbushura vazhdon të gëzojë, për të bërë paksa pedagogji publike mbi atë sesi duhet të kryhet politika e jashtme, për të kritikuar naivitetin e amerikanëve”, përgjigjet Del Pero. “Dhe ndoshta, por këtë nuk do ta dijmë kurrë, për t’i sjellë Xi mesazhin me pjesë të një komuniteti biznesor që prej dekadash i paguan sa frëngu pulën konsulencat e Kissinger Associates të tij dhe që dijmë ta shohim me preokupim të madh e të kuptueshëm përkeqësimin e raporteve midis dy fuqive të mëdha të rneidnt ndërkombëtar aktual”.

Për Pekinin, ka edhe një element të mëtejshëm: të demonstrojë se Kissinger është një politikan i madh i mirëpritur si “mik i madh i Kinës”, me respekt dhe hapje (edhe pse dukshëm të forcuara), ndërsa figura si Blinken dhe të tjerë të administratës amerikane konsiderohen me nivel të ulët. Rezultatet e takimeve faktikisht kanë qenë të përziera. Përgjigja e Kinës nga vizitave të funksionarëve current ka qenë korrekte, por jo e ngrohtë. Kina nuk është e ftohtë për të gjithë amerikanët, por është e interesuar të trajtojë betëm çështje me karakter ekonomik dhe tregëtar, siç e demonstron vëmendja e rezervuar Yellen, dukshëm më e lartëse ajo e dhënë figurave si Blinken apo deri mungesa e kontakteve midis Shefit të Pentagonit dhe Ministrit të Mbrojtjes, Li Shangfu, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, por që e ka takuar Kissinger.

Shumë prej diferencave të qasjes gjenden në shprehjet e shefit të diplomacisë së Partisë Koministe Kineze, Wang Yi, të lëshuara pas takimit me ish Sekretarin e Shtetit: “Ka dhënë një kontribut historik në shkrirjen e akullit në marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe ka luajtur një rol të pazëvëndësueshëm në përmirësimin e kuptimit midis të dy vendeve”. Xi ka qenë edhe më i ngrohtë: “Populli kinez nuk i harron kurrë armiqtë e vjetër dhe marrëdhëniet kino – amerikane do të jenë gjithnjë të lidhura me emrin e Henry Kissinger”. Kujtesë, histori, njohje, kuptim. Pekini denoncon mungesën e klimës që këto koncepte mund të krijojnë; Uashingtoni thekson se kjo klimë është aktualisht e paprodhueshme, pasi në fakte është Kina ajo që nuk i respekton rregullat e pranuara.

Kontrasti ishte i qartë midis ngrohtësisi të treguar nga presitgjiozja Diaoyutai State Guesthouse dhe atmosferës më të ftohtë të Sallës së Madhe të Popullit, ku zyrtarët e Joe Biden jan takuar me homologët e tyre. Republika Popullore është një institucion ceremonial: protokolli, forma, vlen sa substanca dhe mesazhi ishte i qartë. Më mirë Kissinger sesa administrata aktuale — ka mundësi edhe e ardhmja – dhe Kissinger, pavarësisht prestigjit të tij dhe pavarësisht se ka udhëtuar duke e informuar administratën, nuk vepron si kanal komunikimi dytësor për negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. E ka nënvizuar Departamenti i Shtetit, duke evidentuar se “Super-K” po udhëtonte si qytetar privat dhe jo nën egjidën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Për ta kuptuar perspektivën e Pekinit, është e rëndësishme të kujtohet se klima politike në Uashington ka ndryshuar rrënjësisht kundër partisë/shtet në 10 vitet e fundit. Pavarësisht se flitet për polarizim të politikës së jashtme amerikane, një prej zonave të pakta të konsensusit bipartiak ka qenë ajo e konsiderimit të Kinës si një rivale absolute më shumë sesa një partnere potenciale. Kjo ka filluar nga fundi i administratës Obama. Administrata Trump e ka rritur armiqësinë, duke evidentuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Ksiniang, duke forcuar mbështetjen për Taivanin dhe duke nisur një konfrontim tregëtar gjithnjë e më të fortë.

Në 2 vitet e para të administratës Biden, nëse është e mundur, është përshpejtuar tërheqja nga qasja e angazhimit dhe kalimi në konkurrencën strategjike. Kjo është bërë e qartë në takimin e parë të erës Biden midis funksionarëve të nivelit të lartë kinezë dhe amerikanë në Anchorage, në marsin e vitit 2021. Atmosfera në dhomë ishte më e ftohtë se temperatura e jashtme, shpjegonin burimet atë kohë. Pasi që funksionarët kinezë kanë kritikuar homologët e tyre amerikanë, Blinken ishte përgjigjur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin të mbronin vlerat dhe interesat e tyre. Ky shkëmbim i ka dhënë tonin marrëdhënieve të tendosura midis të dy vendeve.

Në këtë kontekst, mikpritja e ngrohtë e Henry Kissinger në Kinë është domethënëse. Kissinger, që ka luajtur një rol kyç në normalizimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në vitet ’70, është ende shumë i respektuar në Kinë. Vizita e tij i ka ofruar lidershipit kinez mundësinë e nënvizimit të ruajtjes së dialogut dhe bashkëpunimit, por me “karakteristika kineze”. Faktikisht është e vështirë që, pavarësisht qëllimeve hipotetike të mira, asistohet shpejt në një ndryshim në dinamikat e përgjithshme të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Çështjet themelore që ndajnë të dy vendet, si në tregëti, të drejta të njeriut dhe konkurrencë gjeopolitike, mbesin të pazgjidhura. Qasja e administratës Biden kundrejt Kinës është ende e përqëndruar mbi konkurrencën dhe mbi përballimin e zonave të preokupimit.

Deri në krizën e vitit 2008, ka qenë një e ashtuquajtur muaj i gjatë mjalti midis Uashingtonit dhe Pekinit, por me sa duket kushtet dhe kompromiset mbi të cilat mbështetej ajo fazë nuk janë më të pranueshëm (apo të praktikueshëm) për të dyja palët, por atëhere çfarë i lëviz këto kontakte? Për Del Pero, parasëgjithash ka një dimension strategjik, e lidhur nga vullneti për të mos stimuluar një afrim të mëtejshëm të Kinës me Rusinë domethënë ta përfshijë gradualisht Pekinin në lojën diplomatikeqë zhvillohet përreth konfliktit ukrainas. “Veç të tjerash ka presione, të bëra dora dorës më eksplicite, të copërave të rëndësishme të botës biznesore amerikane, të preokupuar nga efektet destabilizuese të një përplasjeje Shtetet e Bashkuara – Kinë në një ekonomi globale të kontestuar dhe në vuajtje, shpesh direkt të përfshira në zinxhirin e prodhimit në të cilin Kina luan ende një rol qendror. Së fundi, është edhe vetëdija plotësisht politikeqë ka arritur në një prag rreziku aq të lartë, me një Kongres dhe një opinion publik gjithnjë e më të forta dhe popullore janë pozicione antikineze apo deri kinofobike, që nëse plotësisht të legjitimuar, rrezikojnë të ushqejnë një spirale që mund të dalë vërtet jashtë kontrollit”.

Ajo të cilën duket se synon sot administrata Biden është stabilizimi i një kanali komunikimi për të menaxhuar në një farë mënyre konkurrencën, që në thelb nënkupton të reduktohet rreziku i ruajtjes në një masë të caktuar e interesave reciproke. “Kjo administratë, ashtu si ajo që do të pasojë, do të duhet të mbështesë kërkesat që vijnë nga elektorati për ta reduktuar ndërvarësinë me Kinën dhe promovojë politika reindustrializimi, aq më pak në disa aspekte”, shton profesori i SciencesPo. “Pavarësisht interesave ekonomike në lojë dhe lobeve të shumta që i përfaqësojnë, kufizime politiko – elektorale dhe vizione të reja strategjike duket se shtyjnë në mënyrë të pashmangshme drejt formave të deçiftëzimit të dy ekonomike dhe për këtë duket se janë të vetëdijshëm vetë kinezët”.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply