Shqipëria, i vetmi vend në historinë e NATO-s që kultivon drogë në bazat ushtarake

Shqipëria bëhet i vetmi vend në historinë e NATO-s ku në bazat e saj ushtarake kultivohet drogë, dhe kjo në sajë të një narko-kryeminisri si Rama.

Ushtria shqiptare është përfshirë në një skandal, ku në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit brenda repartit të ushtrisë është zbuluar një parcelë droge me 125 rrënjë kanabis sativa. Gjatë operacionit të koduar “Fokus”, ranë në pranga 3 punonjës të repartit ushtarak, e përkatësisht shtetasit: Gramoz Mullai, Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, Specialist për Zbulimin

Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:A. J., Specialist Infrasktrukture; P. H., Zv/Komandant toge; I. D., magazinier; P. D., Komandant Reparti.

Burime bëjnë me dije se operacioni i drejtuar nga Komisariati i Policisë nr. 5 në Kamëz, u nis pas informacioneve që disponoheshin se brenda zonës ushtarake kultivohej drogë.

125 bimë narkotike kanabis sativa të një moshe të rritur prej tre muajsh, u gjetën dhe asgjësuan brenda territorit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që janë pjesë e Aleancës Euroatlantike të NATO-s.

Zona në fjalë është e sigurisë së veçantë dhe nuk lejohet kontrolli pa aprovim të posaçëm. Për këtë shërbimet e komisariatit të Kamzës kërkuan asistimin e Policisë Ushtarake. Gjatë kontrollit me dron është konstatuar parcela e drogës në një zonë të pyllëzuar brenda repartit, ndërsa ka dyshime të forta se vetë ushtarakët merreshin me kultivimin e bimës. Policia po bën verifikime përkatëse përfshirë marrjen në pyetje të personave të arrestuar dhe proceduar për të zbardhur rolet e tyre, ndërsa ka dyshime se kultivimi i drogës ka qenë i koordinuar. Personat e arrestuar mësohet se kanë mbajtur procesverbale për kontrollin e territorit dhe prej 3 muajsh e raportonin të pastër.

Reparti Ushtarak i Zall Herrit, është një nga zonat më të sigurta në Republikën e Shqipërisë. Ajo shërben si bazë për stërvitjen e forcave elitë të Ushtrisë Shqiptare siç janë Forcat Komando, si forcat më speciale të përgatitura për aksionet anti-terror, të sigurisë territoriale, ndihmave humanitare apo përgjigjeve ndaj ndërhyrjeve në zona të riskut në botë kur kërkohet nga Aleanca Euroatlantike.

Efektivët e këtij reparti janë trajnuar dhe stërvitur ndër vite me metodat më speciale luftarake të asgjësimit të elementeve armiqësore.

Madje në vitin 2021, Zall Herri ishte zona kryesore e zhvillimit të stërvitjes ushtarake të Forcave të NATOS-s më në krye ato Amerikane, në operacionin stërvitor “Defender Europë”, një nga aktivitetet më të rëndësishme për ushtrinë shqiptare, ku rezulton në fakt se vetëm disa metra larg vendit të stërvitjeve, një zonë e pyllëzuar ishte përshtatur për të kultivuar drogë. Reparti ndodhet vetëm disa kilometra larg qendrës së kryeqytetit, ndërsa në asnjë raport të paktën publik, nuk konstatohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit apo të autoriteteve mbikëqyrëse ushtarake për këtë aktivitet.

Zall Herri si zonë ushtarake, ke qenë ndër vite e vizituar nga ambasadorë, personalitete, ministra e drejtues të ushtrive partnere.

About Redaksia

Check Also

Komisioni i Venecias rrëzon qeverinë për mandatin e Olta Xhaçkës

Gazment BARDHI Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë …

Leave a Reply