Doganieri, djali i anëtares së KLP vret qytetarin

Rei Meta, autori i cili dhunoi për vdekje një 55-vjeçar sot në Vlorë, mësohet se është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. Ndërkohë gazetari Igli Çelmeta raporto për BalkanWeb se i riu aktualisht është punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, kur pas një konflikti me Armando Meshaun në një qendër interneti, e ka goditur këtë të fundit me grushte, e si pasojë 55-vjeçari ka humbur jetën.

Disa orë pas ngjarjes, Meta ra në prangat e policisë.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply