Ministria e Financave refuzoi 6 herë inceneratorin inekzistent të Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denonncuar sot me dokuemente faktin se ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën e Veliajt për ndërtimin e incenertorit të Tiranës.

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike zyrtare, origjinale faktojnë se Veliaj është autori më kryesor së bashku me Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna që disponohen plotësisht edhe nga SPAK, dëshmojnë se jo 1, por 6 herë ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë AHmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, që e konfirmon KLSH.

Janë të gjitha datat në të cilat Ministria e Financave ka shprehur diaprovimin e plotë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply