Rama kontrollon klanet e drogës, Tirana lavatriçe gjigande e pastrimit të parave

kRYETARI I pd, Sali Berisha, në një komunikim për mediat akuzoi qeverinë Rama për shkatërrim të ekonomisë.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigante të parave të krimit, duke shtuar se çmimet janë të tretat më të shtrenjtat në Europë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nga përgjimet që u publikuan, janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Ramës, drejtonte vrasje dhe trafiqe.

Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kreditë që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve. Pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit.

Kjo që ne shohim sot, është shfaqja më e sigurt e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që është narkoshteti shqiptar. Gjithçka është në funksion të këtyre klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rruge, dalin dhe hyjnë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, të Sinaloas në Meksikë.

Nga interceptimet që u publikuar, që nuk janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte e darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se çdo ministër i tij me të, tregon se cila është fuqia e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Ata janë vendimmarrësit absolut.

Shqipëria sot renditet e para në Europë, e para me distancë në treguesin e ndërtimit. 3 milionë metër katror ndërtohen vetëm në Tiranë, ndërkohë që nevoja vjetore e vendit është 1 mln metër katror. Nuk ka lavatriçe më gjigante të parave të krimit, se sa Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjtat në Europë. I ndërton droga, i blen droga dhe i shet droga. Dhe në këto operacione, klanet përsëri i përdorin këto para, për të pushtuar territoret, pasi tani kanabisin e kanë të dytë, kanë të parë kokainën dhe opiumin.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply