Skandali me inceneratorin, Veliaj i dha bonus kompanisë inekzistente, po i bën presion drejtësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar sot fakte të reja në lidhje me inceneratorin inekzistent të Tiranës. Berisha ka deklaruar se Veliaj i ka dhënë një bonus prej 8 pikësh një kompanie inekzistentenë lidhje me inceneratorin. Ai shtoi se Veliaj po i bën presion drejtësisë për hetimin e inceneratorit.

Deklarata e Berishës

Erion Veliaj, duhet të them këtu se, përveç përmbysjes së strategjisë ka pasur rol kryesor të dhënies me koncesion privat, të djegieve të mbetjeve të Tiranës, gjë që ndryshonte në mënyrë substanciale nga Fieri dhe Elbasani të cilat ishin prokurorime publike të objekteve me çelësa në dorës.

Erion Veliaj është arkitekti i djegësit prej 128 mln euro, i cili duhet të ndërtohej i tëri me paratë e koncensionarit, por që më vonë u kalua se do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe në 30 vite do ti paguanin kompanisë së Erion Velisë, djegësit të Tiranës nga 680 milionë, në 750 milionë euro.

Janë përfaqësuesit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncesioneve që kanë luajtur rol përcaktues në dhënien e bonusit prej 8 pikësh, sipas porosisë së Erion Velaijt, 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund mbi dhe, përveç se në kokën e Erion Veliajt.

Është Edi Rama, Agaçi, Erion Veliaj pra autorët e bonusit famëzi të një ndërmarrje që nuk ekzistonte. Është Erion Veliaj që me 5 shkresa radhazi, ka insistuar përmes Alqi Bllakos pranë Ministrisë së Financave për leverdisshmërinë e ndërtimit të djegësit të Tiranës, apo djegësit Veliaj.

4 herë me radhë kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Financave. Herën e 5-të është pranuar, por pasi Erion Velaij ka paraqitur një vendim të falsifikuar në emër të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës, se ato do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, djegësin e Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama kërkon mandat të 4-tërt në një …

Leave a Reply