Një nga personat të cilët prej kryebashkiakut Erjon Veliaj është prezantuar si personazh që duhet marrë shembull është dhe Flavio Tosi. Në vitin 2016 Veliaj e konsideroi ish-kryebashkiakun e Veronës si histori suksesi.
“Një ndërmarrje publike e bashkisë së Tiranë dhe Veronës do të menaxhojë në pjesën qendrore të gjithë çështjet e pastrimit.”
Presidenti i kompanisë së Veronsë AMIA, Miglioranzi është kapur në përgjime me eksponentë të Ndraghetës, mafias më të madhe dhe më të rrezikshme italiane. Amia bashkë me ECO Tiranën kanë kontratën për pastrimin e Tiranës.
Sot mediat italiane i kanë dhënë bujë lajmit të ndalimit pikërisht të Flavio Tosit, i cili akuzohet për disa vepra penale, që kanë të bëjnë me pastrimin e mbetjeve.
“Krimet e hipotezuara nga ky hetim janë pjesëmarrje në organizim mafioz, mashtrim, riciklim, zhvatje, trafik droge, korrupsion, konkurrencë e parregullt, transferim mashtrues i të mirave materiale dhe faturave false.
Nga dokumentacioni i dosjes hetimore, Flavio Tosi akuzohet për pjesëmarrje në përvetësimin e fondeve të shpërdoruara nga ish-presidenti i kompanisë komunale të mbetjeve urbane Andrea Miglioranzi i vënë në arrest shtëpiak e për një shumë jo më pak se 5 mijë euro të përdorura për të paguar faturën e një agjencie investigative hetimi për një shërbim që në të vërtetë nuk është kryer nga Amia, por për interes të Flavio Tosi.”
Së bashku me Tosin janë dhe 23 persona të tjerë të grupit të rrezikshëm Ndragheta. Një shenjë alarmi kjo që duhet parë dhe për rrjetin e bashkëpunimit në Shqipëri.
Në 2017, Denoncimet e para tregonin se pas takimeve me Ramën, kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, nisi kontaktet me Erion Veliajn dhe dy bashkitë nënshkruan marrëveshjen mes tyre dhe krijuan kompaninë e përbashkët “Eco Tirana”. Por gjurmët të çojnë te organizata mafioze “Ndragheta” dhe dyshimet se Rama ka vendosur të bëjë biznes me këtë organizatë për riciklimin e mbetjeve urbane. Atëherë dolën edhe dokumentet për të provuar se shoqëria “Eco Tirana” është një shoqëri mafioze dhe nuk është e bashkisë së Veronës. Marrëveshja u lidh vitin e kaluar nga Bashkia e Tiranës me një firmë nga qyteti i Veronës, për të krijuar “Eco Tirana”.
Çfarë është ECO Tirana?
Në datën 22 qershor 2016, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), u regjistrua kompania publike “Eco Tirana”, e cila përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 49% të këtyre aksioneve janë në pronësi të Holding AGSM Albania, 51% e ka në pronësi bashkia e kryeqytetit. Në bordin e kompanisë po ashtu ka anëtarë, të cilët janë marrë nga kompania publike që pastron qytetin e Veronës. Emra si Giampaolo Tessari, Andrea Miglioranzi, Diego Testi, Fabio Venturi, Maurizio Alfeo figurojnë në dokumentet e regjistrimit të firmës si administratorë apo anëtarë të bordit mbikëqyrës, të cilët pasohen nga emra të njohur në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, duke nisur me Taulant Tushën, Dorjan Shehun, Jonida Halilin dhe Arbjan Maznikun. Afati për të mbajtur këto poste në kompaninë joint-venture është 3 vjet për secilin dhe qëllimi i krijimit të saj është i shprehur qartë në dokumentet që dy bashkitë kanë depozituar në QKB. Edhe pse në thelb të saj kompania është publike, 49% e aksioneve janë në pronësi të “Holding AGSM Albania” (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona), fakt që nuk përjashton marrjen sërish të operatorëve privatë në menaxhimin e saj. Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona euro prej vitesh, duke mbushur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij.
Kompania “Amia” është një nga dy ortakët e shoqërisë publike “AGSM holding”, e cila zotëron 49 përqind të kompanisë publike të përpunimit të mbetjeve, “Eco Tirana”.
Veliaj e Tosi ishin kumbarët e kompanisë që hetimet e vërtetuan varësinë nga mafia. Por edhe atëherë Veliaj heshti. E sot sërish nuk flet por sulmon media