Një litër qumësht në Gjermani kushton 250 lekë më lirë se në Shqipëri

Pano SOKO

Një litër qumësht në Gjermani 1.25€

Një litër qumësht në Shqipëri 1.35€

Paga mesatare bruto në Shqipëri 690€

Paga mesatare bruto në Gjermani 4000€

Pensioni mesatar në Shqipëri 155€

Pensioni mesatar në Gjermani 1580€

Pse qumështi në Gjermani del më lirë sesa në Shqipëri? Në kushte të njëjta, qumështi në Gjermani duhet të ishte më i shtrenjtë, pasi aty kostoja e punonjësve është më e lartë, kostoja e materialeve është më e lartë, por ai del më lirë.

Arsyeja është – sepse aty kanë një qeveri që mendon për popullin e vet dhe për prodhimin e vet. Çmimet e ushqimeve aty janë prioritet.

E para, ata e subvencionojnë fermerin vendas. I japin parà për çdo kokë dhe për çdo litër qumësht që prodhon. Subvencioni ul kostot dhe rrjedhimisht çmimi del më lirë.

E dyta ata e kanë TVSH e ushqimeve 7%, ne e kemi 20%. Sepse qeveria aty e kupton që taksat e larta tek ushqimet rëndojnë më të varfërit dhe se s’mund të taksosh njëlloj si bukën, si mallrat e luksit.

Kjo bën që çdo familje gjermane, ushqimin mos ta diskutojë asnjëherë. Sepse çmimet për shumē produkte i kanë dhe më të lira se ne. Dhe kur mendon pagat e tyre, pastaj kostoja e të ushqyerit kthehet në qesharake.

Rrugët për çdo problem gjenden, mjafton që ata që qeverisin të mendojnë për njerëzit dhe të kenë dëshirën të bëjnë për njerëzit.

About Redaksia

Check Also

1 në 6 dëme sigurimesh në rajon paguhet nga SIGAL

Gjatë vitit 2025, SIGAL Insurance Group pagoi mbi 50 milionë euro dëmshpërblime në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni …

Leave a Reply