Berisha denoncon skandalin: Gjoba të rënda dhe vjedhje të hapura në dogana!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në faqen e tij në Facebook, ku flitet për gjobat e rënda që duhet të paguajnë biznesmenët në dogana, edhe pse malli i tyre është me dokumente në rregull. Sipas denoncuesit, duhet paguar nga 1 milionë lekë ‘gjobë’ tek doganierët.

Denoncimi i kreut të PD,  Berisha

Gjoba të rënda dhe vjedhje të hapura në dogana.

Edhe kur kompjuteri nxjerrë dritë jeshile, malli lejohet të kalojë pasi i zoti i paguan 100.000 lekë doganierit hajdut dhe gjobëvënës. Dënoj me forceën më të madhe këtë shkallë ekstreme të korrupsionit, të sistemit tonë doganor.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital

Pershendetje Doktor!

Ne dogana operohej qe kur kompiuteri e nxirte me jeshile nuk behej kontroll nga dogana , por merej malli( kamioni) dhe shkoje ne magazine. Tani edhe kur del me jeshile doganieri nuk leshon urdher clirimin pa marre 100000 leke. Nje doganier mund te kete 10 urdhera clirimi ne dite dhe merr 1000000 leke te cilat i ndan me shefat e tij. Gjithemone gjejne marifete per tr xhvatur biznesin.

Ju lutem ruaj anonimatin.

Me respekt e konsiderate te larte.!

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply