Shërbimet në e-albania me pagesë, qytetarët do të paguajnë 130 milionë euro në vit

Eksperti Fatmir Gjoni, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një lajm aspak të mirë për shqiptarët.

Sipas tij, shërbimet në e-albania do të bëhen me pagesë, dhe duke marrë parasysh 2.8 milionë përdorues që AKSHI raporton se ka, i bie që në arkën e shtetit të hyjnë 130 milionë euro në vit.

Postimi:

A më duket mua apo e-albania, shërbimet që deri më tani ishin falas, ka filluar t’i bëjë me pagesë.

Dhe nga informacioni që mora në mënyrë shoqërore më thanë që ky është vetëm fillimi, sepse shërbimet onlinë me pagesë vetëm do shtohen. Dhe për shkak se nuk do kesh mundësi kontakti në formë tjetër (as me telefon, as fizikisht), e as formë tjetër proçedimi, do jesh i detyruar t’i paguash çfarëdo që të kërkojnë. Dhe tarifa fikse aktuale është 4800 lekë në vit për cdo shërbim me pagesë panvarësisht nga numri i përdorimit. Që nëse e-albania bëhet me këtë pagesë për 2.8 milion përdorues që AKSHI raporton që ka sot, i bie që shteti dhe nënkotraktorët e tij vetëm me këtë të përfitojnë rreth 130 milion euro vit për vit. Por pritet të shtohen modalitete e procese të tjera që do e shumëfishojnë këtë shifër. Njësoj si taksat e naftës. Për momentin kanë shpikur certificatën elektronike (4800 leke), pastaj autencitetin e firmës elektronike (4800 lekë të tjera shtesë), pastaj autencitetin e lokacionit, pastaj pagesën për sigurinë kibernetike, etj, etj, që do mund ju pjellë mendja e tyre e ndritur.

Mesa duket e-albania shërbeu si karrem për të futur gjithë shqiptarët në një vathë dhe pastaj t’i qethë e ti rruajë duke rritur koston e shërbimeve vit për vit. Njësoj si këto abonimet e famshme shqiptare por me një ndryshim, që e-albania është e detyrueshme, është “monopol” dhe po nuk e pagove nuk ke ku shkon.

Fola, sepse mesa shoh në këtë vend nuk ka ngelur kush as të flasë e as të ngre zërin. Nejse …

Shënim: Dhe si për t’u tallur edhe pak më shumë AKSHI nuk ka numër telefoni për të dhënë shpjegime. Dmth numrin që reklamon institucioni del që është jashtë shërbimi.

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply