Taksa e pronës/ Rama përjashton hotelet e luksit me 4 dhe 5 yje, do paguajnë vetëm qytetarët

Projektligji për pasurinë e paluajtshme e cila takson të gjitha njësitë rezidenciale me çmim reference përjashton nga taksimi resortet e luksit. Kështu përcaktohet në projektligjin e dalë për konsultim publik ku në nenin 10 të tij saktësohen disa kategori që nuk do të paguajnë taksë prone.

Kështu do të përjashtohen pronat shtetërore, pronat fetare, strukturat akomoduese, ‘hotel/ resort me katër dhe pesë yje, me status special’, sikundër dhe njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike ose që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë. po ashtu përjashtohen njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

Por përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk do të zbatohet për pronat shtetërore që janë dhënë me qira, ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë dhe parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

Në këto raste, pasuritë e paluajtshme do të klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave. Sipas çmimeve të reja fiskale të miratuara nga qeveria për taksën e pasurisë së llogaritur do të paguhet nga 230 deri në 2600 lekë në vit më shumë duke pësuar rrije deri në 74% në disa zona.

About Redaksia

Check Also

Si u anullua arrestimi i Benet Becit në SPAK

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklaroi nga selia blu se prokuorët e SPAK …

Leave a Reply