Ekuador, vritet një tjetër politikan pak ditë para zgjedhjeve presidenciale

Një politikan është vrarë ditën e djeshme në Ekuador, më pak se një javë pas vrasjes së një prej favoritëve në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 20 gusht.

Pedro Briones, një politikan i partisë Revolucioni Qytetar (Revolución Ciudadana) u vra ditën e djeshme.

As Policia dhe as qeveria e presidentit në largim Guillermo Lasso nuk e konfirmuan menjëherë vrasjen.

Sipas burimeve policore, Pedro Briones u vra jashtë shtëpisë së tij, në komunitetin e San Mateo, nga dy burra me motor.

Rikujtojmë se pas vrasjes së Fernando Villavicencio, në Ekuador u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Presidenti në largim Lasso fajësoi krimin e organizuar për vrasjen e kandidatit për president dhe tha se personat përgjegjës do të ndëshkohen.

Gjashtë kolumbianë janë arrestuar, ndërsa një kolumbian i shtatë u vra në një shkëmbimi zjarri me truprojat e kandidatit./ dita

About Redaksia

Check Also

Vjosa Osmani: SHBA ka marrë rol udhëheqës në Ballkan me Trump, parandaloi Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald …

Leave a Reply