Ina Zhupa: Shkarkimet masive në RTSH, fobi e Pezës për ta bërë RTSH-në kazermë

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA

Që nga zgjedhja e paligjshme në krye të RTSH, në emër të Partisë Demokratike, kam denoncuar të gjitha shkeljet ligjore për caktimin me porosi të Alfred Pezës si drejtor i RTSH-së. Qendrimin e tij si drejtor i paligjshëm, po e shoqëron edhe me vendime të paligjshme për shkarkimin e gazetarëve dhe stafit pa asnjë arsye, vetëm e vetëm për ta kthyer atë në një kazermë që i bindet urdhrave absurde të tij.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vendime të tilla ekstreme i konsideron arbitrare dhe që përbëjnë një klimë tensioni, presioni dhe ndëshkimesh ndaj gazetarëve, aq më tepër në kushtet kur në këtë institucion nuk ekzistojnë përfaqësime sindikale dhe struktura dialoguese mes administratorëve dhe entiteteve profesionale apo punonjësve që largohen.

Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, EFJ, shkruajti ne Twitter se keto shkarkime ishin “të alarmuar” për shkarkimet “arbitrare”

Shqetësimi që ka ngritur BIRN, Safe Journalist, shoqatat e gazetarëve, vetë gazetarët e prekur kanë gjithë mbështetjen tonë.

Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës tëPezes në Alpenews apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizionprivat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinëedhe profesionalizmin.

Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, qëvendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që i përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në nënjë televizion të shikueshëm.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës i bëj thirrje Keshillit Drejtues, si organ qëmonitorohet nga Kuvendi, të rikthejë ligjshmërinë brenda RTSH, të ndalë shkarkimet e padrejta dhe të hapë garën për drejtor tëRTSH-së.

Gjithashtu, i bashkohemi thirrjes së Unionit të Gazetareve që OSBE të monitorojë situatën.

Shqipëria po vjen me rënie sa i perket indeksit të lirisë së medias dhe këto ngjarje vetëm e përkeqesojnë situatën dhe tregojnë qartëvullnetin politik për të shkaterruar median dhe për të kontrolluar çdo gjë politikisht.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sërish ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, tolerancë zero ndaj tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka deklaruar se Partia Demokratike …

Leave a Reply