Gjoba fiktive qytetarëve/ Paloka: Grabitje e shqiptarëve nga policët e urdhëruar!

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me një denoncim nga një qytetar i cili tregonte se ishte gjobitur në Vlorë që në qershor, por që ai nuk kishte qënë në atë periudhë në qytetin bregdetar.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se kjo mënyrë e vendosjes së gjobave, ndodh sepse policët urdhërohen t’i vendosin ato me normë, gjejnë apo nuk gjejnë shkelje.

Reagimi i Palokës

Nje nga menyrat se si grabiten shqiptaret sot eshte dhe vendosja e gjobave megjithese qytetaret nuk bejne asnje shkelje. Eshte zgjedhur qellimisht ky sistem. Policet urdherohen nderkohe te vene gjoba me norme gjejne apo jo shkelje. Ata qe e kane ideuar kete grabitje e dijne shume mire qe qytetaret edhe pse gjobiten me pa te drejte, do detyrohen te paguajne me mire se sa te ndermarin gjithe procedurat qellimisht te veshtira, per te gjetur te drejten e tyre. Kuptohet qe askush nuk do te nisej te hapte ne fund nje proces gjyqesor per 20 apo 30 mije leke te vjetra. E keshtu miliona vazhdojne t’ju grabiten padrejtesisht qytetareve e perfundojne ne arken e atyre qe pastaj me njeqind menyra i fusin ne xhep.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply