“Vjedhja e Shekullit”, Berisha paralajmëron: Revolta do të shpërthejë, Veliaj nuk shpëton

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi sot se “vjedhja e shekullit” me inceneratorët inekzistentë ka sjellë një revoltë qytetare e cila do të shpërthejë në rrugët e Tiranës. “Tirana po zien nga revolta që ka shkaktuar “vjedhja e shekulit” dhe Veliaj nuk shpëton”, tha Berisha.

Berisha deklaroi sërish sot se pronari kryesor i djegësit të Tiranës, është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas tij kryebashkiaku qëllimisht e kaloi me firmën e tij miratimin e kontratës për djegësin e Tiranës për shkak se nuk kishte votat e nevojshme në Këshillin Bashkiak.

“Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, por është pronari dhe hajduti kryesor në këtë vjedhje. Veliaj tha që përgjegjësi të mbajë ai që ka bërë gabimet. Aktet dhe firmat, nuk janë gabime por krime të rënda penale dhe mbajnë firmën e Veliajt. Rezulton se kontrata e djegësit të Erion Veliajt, e cila në 30 vite u kushton taksapaguesve rreth 1 miliardë euro, nga të cilat 450 janë pagesat për mbetjet e djegshme dhe 450 të tjera janë për dherat dhe inertet, pjesa tjetër janë të gjitha fitime që nxirren nga shitja e hekurit, letrës, etj. Kjo ngarkesë 30 vjeçare, 1 miliardë euro mbi shpatullat e taksapaguesve kalon vetëm me firmën e Veliajt, në dhunim të kushtetutës, pa miratimin e këshillit bashkiak. Kjo për faktin se ai nuk kishte ⅗ dhe miratimi në këshill i kësaj barre të rëndë kërkonte ⅗ e votave”, tha Berisha.

Sipas tij “Veliaj ka kryer një krim të shëmtuar se ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak. Në përgjigje të shkresës që i dërgon Gjiknuri, aso kohe ministria që duhet të bënte pagesat për djegësin, Veliaj shkruan “Bashkia pranon se është vënë në dijeni për detyrimet e kontratës dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kryerjen e të gjitha pagesave sipas çmimit 29 euro për ton, pa tvsh, ose çdo çmimi të modifikuar në bazë të kontratës””.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply