Gjendet i vdekur gjenerali rus që udhëhoqi pushtimin e Ukrainës

Gjenerali rus Gennady Zhidko, 58 vjeç, është gjetur i vdekur këtë të mërkurë. Lajmi është bërë i ditur nga media ruse Readovka.

Sipas Daily Mail, ai është njeriu që udhëhoqi ofensivën ruse për pushtimin e Ukrainës si komandant i Grupit Jugor të Forcave ruse, ndërsa në tetor të vitit të kaluar ai u shkarkua dhe vendin e tij e mori Sergei ‘Armageddon’ Surovikin.

58-vjeçari shërbeu edhe si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse në Siri në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u emërua Komandant i Qarkut Ushtarak Lindor.

Gjeneralit Zhidko iu dha edhe titulli më i lartë “Hero i Rusisë”, ndërsa ishte për një periudhë kohe edhe zëvendësministër i Mbrojtjes në vitin 2021.

Vdekja e Gennady Zhidko është konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyarev, por nuk dha asnjë detaj më tepër.

About Redaksia

Check Also

Policia sekuestron në veri të Kosovës armë të rënda, granata dhe simbole ruse e serbe

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar …

Leave a Reply