“Hetim urgjent”, SHBA reagon e shqetësuar për vjedhjen nga Rama të të dhënave nga sistemi TIMS

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar të shqetësuar në lidhje me vjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS. Skema e vjedhjes është denoncuar e plotë në një konferencë shtypi të PD disa ditë më parë ku Sekretari i Përgjithshëm i PD, Noka ka dhëë edhe emrat e atyre që e kanë realizuar këtë vjedhje, por deri tani SPAK ka heshtur.

Në një njoftim zyrtar, thuhet se Ambasada e SHBA ka shprehur shqetësim për këtë çështje në një takim me Taulant Ballën.

“I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre,” thuhet në njoftim.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply