Kush është prokurori i Ramës që fali Ilir Beqen

Në vendimin për koncensionin e sterilizimit, Gjyqtari Erjon Bani i ka sugjeruar prokurorit të SPAK, Edvin Kondillit, që të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja si dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani. Por prokurori duket se i ka falur të dy ish-ministrat.

Po ashtu, në vendimin e gjyqtarit Erjon Bani i është sugjeruar prokurorit Edvin Kondilli që 8 masat të jenë ‘arrest me burg’ për të gjithë të pandehurit, sepse nuk janë në proporcion të drejtë për të gjithë personat, pasi vepra penale që kanë kryer është e njëjtë për të gjithë dhe i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit.

Por sic duket, prokurori Edvin Kondili është treguar zemërgjerë. Ai nuk ka arrestuar Ilir Beqën që është qartësisht i përfshirë në aferën e koncensionit dhe as ka lënë në burg antarët e komisionit që firmosën për koncensionin.

Edvin Kondili ishte i preferuari i kryeministrit Edi Rama për të qenë në krye të SPAK, por me këmbënguljen e ambasadores amerikane ai nuk u zgjodh dhe gara u fitua nga Altin Dumani.

Vendimi për masat e sigurisë është marrë që në 23 qershor, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm ditën e djeshme nga prokurori Edvin Kondlli. Vonesa prej dy muaj për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së posaçme SPAK, është kryer për shkak se SPAK ka pritur ardhjen në Shqipëri të Ilirjan Rrapaj. Biznesmeni që fitoi 100 milion euro me një kompani që e kishte themeluar dy muaj më parë me vetëm 1 mijë euro, ka hyrë në Shqipëri duke ardhur nga Italia./Lapsi

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply