“Sterilizimi”, Vokshi thirrje SPAK: Hetoni urdhëruesit Rama, Beqaj dhe Manastirliu!

Deputetja e PD njëkohësisht anëtare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi i ka bërë thirrje sot Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit të vijojë hetimin për koncesionin e sterilizimit si dhe të shkojë te hartuesit, iniciuesit, urdhëruesit dhe implementuesit e këtij koncesionit duke i emërtuar qartësisht ata: Edi Ramën, kryeministër; Ilir Beqajn, ish-ministër të Shëndetësisë dhe Ogerta Manastirliun, ministren aktuale të Shëndetësisë. “Çdo masë tjetër do jetë e pamjaftueshme” ka theksuar Vokshi në thirrjen e saj drejtuar hetuesve, në Fb.

“SPAK ka arrestuar Ilir Rrapajn dhe Klodian Rjepajn si dhe ka lëshuar 8 urdhër arreste për persona të përfshirë në këtë aferë, shkruan Vokshi në Fb. – Por SPAK ende nuk ka reaguar ndaj të gjitha denoncimeve që janë bërë për këtë dhe të tjera koncesione në shëndetësi, që mbajnë vulën dhe firmën e Ilir Beqajt.

Kush e beson që Klodian Rjepaj do të vepronte pa urdhrin dhe porosinë edhe mbikqyrjen direkte të Ilir Beqajt?! Dhe ky i fundit pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës?

Të gjithë e kanë të qartë që Ilir Rrapaj ishte miku i ngushtë i Ilir Beqajt, që kishte paguar për spitalin e Ilir Beqajt në Itali. Madje, thuhet që i ka blerë edhe një shtëpi në Itali.

SPAK duhet t’i shkojë deri në fund, me profesionalizëm, hetimit të një prej koncesioneve më abuzive në shëndetësi. Fakte ka plot. Mjafton të ndiqet i njëjti standard si me Arben Ahmetaj.

Shkeljet janë të shumta, si në hartimin e termave të referencës, si në procesin e prokurimit, si në implementim. Opozita dhe shoqëria civile kanë e kanë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme. KLSH ka lëshuar alarmin për vite me radhë…Por Rama – Beqja kanë refuzuar të heqin dorë nga fitimet marramendëse që merrnin nga ky koncesion, dhe koncesioneve të tjera në shëndetësi, koncesione që kanë shkatërruar çdo shtyllë të shëndetësisë.

SPAK duhet të vijojë hetimin, të shkojë te hartuesit, iniciuesit, urdhëruesit dhe implementuesit e koncesionit të Sterilizimit: @ediramaal, @beqajiliral dhe @manastirliu.ogerta .

Çdo masë tjetër do jetë e pamjaftueshme”.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply