Balla, tender pa garë dhe me ofertën limit 2.2 miliardë lekë

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, ia ka nisur me afera dhe abuzime që në muajin e parë të punës në këtë institucion. Në fillim të Gushtit ai ka firmosur një tender abuziv, përmes të cilit janë vjedhur shumë para. Po flasim për prokurimin me objekt “Loti VI “Furnizim me lëndë djegëse e lëngët për përdorim termik civil dhe industrial (Gazoil < 0.1”, kontrata e të cilit është publikuar në buletinin e datës 14 gusht në APP.

Gara është hapur nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara, që është në varësi të plotë të Ministrisë së Brendshme.

Për këtë tender janë vënë në dispozicion 2.2 miliardë lekë dhe këtë shumë të majme e ka futur në xhep pa garë një firmë e favorizuar nga Balla. Sikur shihet në dokument nuk ka pasur asnjë ofertë tjerët dhe operatori ekonomik ka konkurruar i vetëm në garë duke e bërë tenderin të pavlefshëm e korruptiv.

E vetmja ofertë ishte nga firma RESULI-ER me vlerë 2.2 miliardë lekë, pra sa 99% e fondit limit. Kemi të bëjmë me ofertë të shtrenjtë dhe mungesë konkurrentësh, dy faktorë që ligjërisht duhet të sillnin anulimin e procedurës.

Por, Balla si ministër i ri ka urdhëruar firmosjen e kontratës me Eduart Resulin. Kështu 2.2 miliardë lekë u morën nga thesari i shtetit dhe mbushën arkën e një biznesmeni, për të furnizuar makinat e tyre me naftë.

Por, emri i Eduart Resulit nuk është i pa dëgjuar në këtë sektor për tendera. Madje do të shohim që çdo vit që blihet naftë, Agjencia lidh kontratën në shkelje të ligjit me RESULI-ER.

Në vitin e shkuar kjo firmë ka marrë 560 milionë lekë nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara për ta furnizuar me naftë. Por, edhe pse ajo kontratë ishte për 3 vite, pa u bërë akoma një vit Resuli rrëmbeu kontratën tjetër me vlerë dyfish më të lartë.

Ndërkohë në vitin 2021 ai mori pa garë kontratën për të njëjtin objekt me vlerë 86 milionë lekë. Me sa shohim afatet e kontratave nuk zbatohen, ndërsa këtu bëhen manipulimet dhe vidhen paratë.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i Trump për hetimin e McGonigal, të korruptuar nga Rama kundër Berishës

Donald Trump reagoi pak muaj më parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles …

Leave a Reply