A nuk është pikërisht kjo që ka ndodhur me bashkëpunëtorët e Ramës…

Nga Edi PALOKA

Kush do të shohë të përmbledhur atë që ndodh në Shqipëri me politikën nën pushtetërimin e Ramës, duhet të shohë filmat e Antonio Albaneses ku ai luan rolin e një krimineli që hyn në politikë, “Cetto La Qualunque”.

Në fakt, ajo që është satirë e ekzagjeruar qëllimisht te këto filma, në Shqipërinë e Ramës është realiteti dramatik. Madje, satira e ekzagjeruar e autorit italian është diminiutive në krahasim me realitetin shqiptar.

Në filmin e parë “Kandidati” në shqip, shfaqet mënyra se si krimineli që kandidon përballë një kandidati të ndershëm, arrin të fitojë duke përdorur kërcënimet, blerjen e votave, mediat tërësisht në shërbim të tij dhe në fund dhe falsifikimin dhe manipulimin e votave gjatë numërimit – të gjitha veprimet e kandidatëve të Ramës. Por, ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri, tek satira e Albaneses, as policia, as shteti nuk ishin pjesë e manipulimit.

Ne filmin e dytë “Shumë shumë ose asgjë” në shqip, shfaqet krimineli, tashmë në parlament, si të korruptuarit në krye të pushtetit i përdorin këta tipa dhe në parlament për punë të pista.

Një detaj shumë interesant (sikur autori ka qënë në zyrën e Ramës) është kur krimineli-deputet një herë nuk i bindet shefit të tij. Atëherë, shefi vendos ta heqë qafe.

“T’i burgosim!” – thotë Rama i filmit dhe pas pak ditësh në parlament vjen kërkesa për arrestim dhe heqjen e mandatit të deputetit.

Ndërkohë bosi (Rama i filmit) thërret deputetin që ka vendosur të arrestohet dhe i tregon me zemër në dorë se si bëri gjithçka për ta shpëtuar nga burgu, po nuk pati fuqi.

Kur deputeti-kriminel revoltohet e reagon, Rama i filmit e paralajmëron që është më mirë të pranojë të bëjë disa muaj burg sepse po u rebelua, do ta pësojë më rënd!

A nuk është pikërisht kjo që ka ndodhur me bashkëpunëtorët e Ramës?! Duket sikur autori e ka lexuar skenarin në kokën e Ramës!

About Redaksia

Check Also

Pse e vërteta e asaj që kërkon opozita me protesta po e tmerron regjimin

Nga Ndriçim KULLA Pardje narkodiktatura u duk qartësisht  shumë më e alarmuar në  represionin e saj  …

Leave a Reply