Këtu është i gjithë shteti për burg!

Nga Ylli MANJANI

Ooo, sa kam qesh! Lot or lot!

Ore prit njëherë, prit! Pra, SPAK ka vajtur në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk gjen kontratën origjinale të koncensionit të nënshkruar nga ministri?! Uau! Asnjë rresht në protokollin e Ministrisë nuk tregon regjistrimin e aktit?! Uau, Uau, Uau! Ka akoma ministri Shëndetësie që e paguan ky shtet?! Uaaaaaa! Kjo është përtej çdo imagjinate.

Po mirë, pyetje:

  1. Me çfarë akti janë ekzekutuar pagesat në Thesar?!
  2. Po hetimi i derisotëm mbi cilin akt zyrtar ka ndodhur?!
  3. Ore, a ka ndodhur koncensioni apo jo?!

E pabesueshme! Çfarë s’po dëgjojmë. Këtu është i gjithë shteti për burg. Kolaps total. Thesari i Shtetit bën pagesa me letra informale! Ministria si institucion shumëzohet me zero”.

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …

Leave a Reply