“Sterilizimi”, zhduket kontrata e firmosur nga Beqja dhe Rrapaj, SPAK: Nuk gjendet as në arkivën e ministrisë

Hetimi i aferës së sterilizmit, i cili ka çuar në pranga 2 persona dhe 6 të tjerë hetim në liri, pritet të zgjerohet edhe më shumë.

Vendimi i siguruar nga weblajm nxjerr në pah, një situatë sa të pabesueshme aq edhe të dënueshme penalisht. Kontrata origjinale 10-vjeçare e firmosur mes shtetit dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim ka humbur dhe nuk gjendet.

SPAK thotë se e ka kërkuar gjithandej, por ajo s’gjendet as në arkivën e ministrisë dhe ka humbur!

SPAK ka sot në dorë vetëm një kopje të njehsuar me origjinalin, por jo kopjen origjinale me firmën e ministrit të asaj kohe dhe të biznesmenit të arrestuar.

About Redaksia

Check Also

Qeveria, ligj për të sjellë 30 milionë euro bitcoin të krimit nga Belgjika

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të …

Leave a Reply