Berisha, thirrje për protesta të fuqishme kundër vjedhjeve të mëdha të regjimit

Kryetri i PD, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve për protesta të fuqishme pas aferave së fundit të regjimit me “vjedhjet e Shekullit”, inceneratorin e Tiranës dhe koncesionin e sterilizimit.

Berisha komentoi deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për këtë koncesion duke e cilësuar mashtrues dhe hajdut.

“Dje Ilir Beqja, ky monument i shëmtuar i korrupsionit të qeverisë, monument edhe më i shëmtuar i SKAP-it të partisë, si i shpëtuari i tij, doli dje krenar, shend e verë dhe rrahu gjoksin për vjedhjen e tij para qytetarëve shqiptarë. Në daljen e tij të djeshme me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu as bashkëpunëtorët e tij, asnjë lloj përgjegjësie apo faji, apo gabimi për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti atë sikur të mos ishin 8 zyrtarë dhe biznesmenë të arrestuar për këtë aferë 100 mln euroshe dhe qindra jetë të humbura për shkak të tij. Në deklaratën e tij, Beqja me paturpësinë më të madhe iu tha qytetarëve se afera nuk është koncesion, por PPP dhe nuk është një e drejtë, apo një e mirë publike që iu dha privatit për ta shfrytëzuar për të bërë biznes për qëllimet e tij. Iu tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe.
Sipas këtij hajduti 2-metrosh dhe mashtruesi patologjik, me 4 firma, dhënia me firmën e tij dhe në kundërshtim me ligjet e vendit e të drejtës së monopolit të sterilizimit një privati, për një shërbim që shteti e kryente me çmime 2-3 herë më të lira, nuk përbën dhënie të një të mire publike për biznes privatit.
Këtë mashtrim të pacipë nuk mund ta besojë asnjë shqiptar.
PD fton shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Edi Rama.
Sipas Beqjas, hajdutit 198 cm, monopoli privat i sterilizimit krijuar në kundërshtim me ligjin ishte i domosdoshëm sepse vetëm ai mund të siguronte pastërtinë.
Këtë mashtrim nuk mund ta besojë njeri mbi tokë, por mjerisht këtë besoi me urdhër të Edi Ramës SKAP-i i partisë ndaj dhe njëlloj si në rastin e Erion Veliajt në vend të padisë penale vendosi faljen e hajdutit”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply