Ku i shpërndau Rama qindra miliardat e koncesioneve

Në Shkurt të vitit 2021, kryeministri Edi Rama mbrojti për të disatën herë procedurat e tij koncionare. Në një takim në Durrës ai u shpreh se ka tre rrugë për koncesionet – “dy prej tyre janë të këqija, janë ato që ka ndjekur opozita (e djathtë). Ne po ndjekim formën e tretë, e cila është e vetmja pse ekzistojnë koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat (PPP)”.

Nuk bëhej fjalë për një “rrugë të tretë politike”. Është një formë, e cila, siç dihej që në krye të herës dhe që po zbulohej zyrtarisht edhe nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka rezultuar një mënyrë e trashë, por efikase për të shkatërruar buxhetin e shtetit.

Qeverisja e Edi Ramës është shënjuar nga të paktën 7 procedura skandaloze koncesionare (PPP), secila prej të cilave do të ishte e mjaftueshme për të rrëzuar çdo qeveri në një vend normal dhe që do të kishte krijuar nga një burg VIP për zyrtarët e përfshirë.

Tre prej këtyre koncesioneve, pavarësisht formës, janë në sektorin e menaxhimit të mbetjeve-inceneratorët e famshëm. Dhe katër të tjerë janë në sektorin e shëndetësisë, të ashtuquajturit “koncesionet e Ilir Beqjas”./ Boldnews.al

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply