Vritet pronari i një agjencie turistike në Vlorë, familjarët: Kishte goditje në kokë dhe…

Pronari i një agjencie turistike pranë portit të Vlorës është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Viktima është identifikuar si Nadir Gjata dhe ishte pronari i agjencie turistike tek porti i Vlorës.

Ai u gjet i vdekur në makinën e tij, por familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe kanë deklaruar se viktima “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”. Sipas familjarëve, viktimës i është vjedhur një shumë parash.

Pronari i një agjencie është konstatuar i vdekur në automjetin e tij. Familjarët kanë hedhur dyshimet për grabitje, pasi viktima ka pasur një dëmtim në kokë. Pista tjetër është se mund të jetë aksidnetuar me mjetin e tij. Sakaq familjarët pretendojnë se viktimës i mungon një shumë monetare. Jemi në pritje të një komunikimi nga Policia nëse ka qenë grabitje apo aksident. Ngjarja po hetohet në ku në dispozicion janë vënë dhe kamerat e sigurisë së zonës afër./BW

About Redaksia

Check Also

Kreu i PD Krujë thirrje Ramës: Nëse qeveria nuk do të marrë masa banorët do të veprojnë vetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Krujë, Xhevair Bilja i ka bërë apel kryeministri Edi Rama …

Leave a Reply