Islami dhe Perëndimi, dashuria e prishur

Një bashkëbisedim me historianin Franco Cardini, i cili në një ese të tij, shpjegon «Ekuivokun e Madh» nga i cili ka lindur kërcënimi musliman.

Sharlëmanji në vitin 801 po “ngrodhte” për të parë dhuratën që i kishte dërguar Kalifi i Bagdadit, por ju desh të priste të gjithë vitin pasi ishte një dhuratë e madhe që lëvizte me ngadalë: një elefant i gjallë, prej atyre që në Europë nuk qenë parë nga koha e Perandorisë Romake. Nuk mendohej sigurisht për Betejën e Poitiers të fituar nga gjyshi Karl Çekiçi, aq sa më pak konsiderohej se ishte në aferë me një armik historik dhe se idhtarët e tij, që no poemat epike luftojnë ndershmërisht, por pashmangshmërisht kundër «paganëve», nuk do të kishin asgjë për të rithënë. Për mbretin frank Islami nuk ekzistonte si i tillë: Harun el Rashid, sovrani i madh, ishte thjesht një fuqi shumë më e lartë, por fatmirësisht armiqësore ndaj vetë armiqve të tij, sovranëve arabë që dominonin Spanjën. Vetëm pas shumë kohe shpirti luftarak i perandorit (që kishte bërë një luftë të shenjtë, ama kundër gjermanëve) u përdor si simbol i gjallërimit europian kundër myslimanëve, por pavarësisht kryqëzatave dhe luftërave të vogla, ekspeditave të piratëve, plaçkitjeve dhe tregëtisë së skllevërve, pavarësisht Lepantos dhe rrethimit të Vjenës, e vërteta është se me Islamin kemi bërë tregëti mirë dhe, në thelb, kemi pasur raporte të mira. Në kohë të ndryshme është mbivendpsur një keqkuptim, me rezultate të frikshme për njërën palë dhe tjetrën. Kjo është teza e Franco Cardini, mesjetaristë, studiues i kryqëzatave, në një libër të ribotuar nga shtëpia botuese Laterza, “Europa dhe Islam, historia e një keqkuptimi”.

Profesor Cardini, të flitet për keqkuptim sot duket provokatore.

«Nuk është. Të dy qytetërimet kanë pasur faza të alternuara: fillimisht ajo islamike ishte tejet superiore ndaj “barbarëve” perëndimorë, më pas një ekuilibër substancial që ka filluar me prishtjen vetëm nga fundi i viteve ‘400 – fillimet e ‘500. Deri më atëhere, pavarësisht luftërave dhe grabitjeve, raporti ishte i ngushtë, do të thoja miqësor».

Si lind keqkuptimi?

«Bazat vendosen nga shekulli i XI. Më parë islami ka pasur një fazë ekspansioni të madh, duke filluar nga shekulli i VII, duke shfrytëzuar krizat e pjesshme e Pernandorisë Bizantine dhe asaj Persiane».

Mbi të gjitha, në fillim, vetë bizantinët e perceptojnë veten si një lloj herezie kristiane…

«Ka shumë karaktere. Përfaqëson një thjeshtëzim të kristianizmit, për të cilat shumë konvertohen pa u menduar as edhe se kishin ndryshuar besimin fetar. Konvertimi në islam nuk është imponuar me dhunë: këtë At Baget Bozzo nuk e dinte, për është kështu. Lufta e shenjtë nuk është kundër kristianëve. Muhamedi e kishte predikuar kundër paganëve të Mekës, popujt e librit prbhahen me maturi, duke paguar një taksë. Vetëm duke filluar nga shekulli i XII Perëndimi fillon të rritet, rikuperon epikën bizantine nga lufta kundër myslimanëve dhe e transferon mbi Sharlëmanjin. Lind shpirti i kryqëzatës».

Por që, thoni ju në libër, është shumë larg nga lufta totale.

«Ushqehet me ekspedita shumë të pakta dhe të shkurtëra ushtarake pak mizore. Deri në vitet ‘500, tensioni kundër mysliamanëve nuk është asnjëherë luftë totale».

Por sot e gjitha kjo na përket vërtet?

«Na përket që çke me të. Qysh prishet ekuilibri, falë lundrimit oqeanik që e bën perfierik respektivisht tregëtive të mëdha, pak e nga pak islami mbytet nga Perëndimi. Mendoni për ndërmarrjen napoleoniane në Egjipt. Bonaparti i premton lirinë dhe problemi është se myslimanët e besojnë, deri sa të dashurohen praktikisht nga Perëndimi. Lindin deri lozhat masonike, Perandoria Turke kërkon që t’ju hapet teknologjive, njerëzit, ajo borgjezi e pakët, i dërgon fëmijët të studiojnë në Europë, ku mësojnë, jemi në kulmin e Romanticizmit, se historia e së kaluarës është e gjitha një krah i hekurt me islamin».

Në shkollë keqkuptimet?

«Është krimbi i parë në mollë. Kusuri vjen në vitet ’20, kur bota islamike i dorzohet evidencës. Anglezë dhe francezë gjatë Luftës së Parë Botërore i kishin premtuar botës arabe, për ta pasur  në anën e tyre kundër turqve, se një “Arabi e Madhe” që do të ngrihej nga Gardiani i Vendeve të Shenjta, sherifi Hussein i familjes hashemite. Kur në të vërtetë, me firmosjen e paqes, e ndajnë. Fëmijëve të Hussein i japin Jordaninë dhe Irakun. Nuk kishin interes të ngrinin një fuqi të madhe, preferojnë ta copëzojnë, dhe ia japin Arabinë wahabitëve, domethënë fondamentalistëve më të ashpër, atyre që nuk shkonin dakord me pjesën tjetër të islamit. Me naftën, kontrolli i Gjirit Persik bëhet i rëndësishëm: për këtë ia dorëzon elitave që nuk kanë asnjë interes të futen në botën e modernizmit».

Edhe një herë akoma do të ishte i gjithi faji ynë?

«Them vetëm se ka qenë një zhgënjim i madh në botën arabe. Nga kjo lindin fondamentalizmat, njëri prej të cilëve çon në krijimin e Pakistanit (fjala do të thotë “qytetarët e islamit të pastër”); tjetri është lëvizja e “Vëllazërisë Myslimane” në Egjipt».

Pakistani është shumë larg nga Arabia.

«Ajo që ndodh në Mekë ka të bëjë me të gjithë myslimanët dhe të mos harrojmë dështimet e tjera: socializmin arab, modernizmin. Nga ana tjetër vetë fondamentalizmi është megjithatë një formë modernizmi, pasi pretendimi i tij për t’u kthyer në islamin e pastër përplaset me islamin fillestar për të cilin askush nuk di gjë. Prandaj rindërtohet duke u bazuar mbi kryefjalën e Muhamedit kundër paganëve të Mekës, që e bëjnë Perëndimin Satanain».

Karidnali Biffi ka vërejtur se nuk është më as e mundur, as e urueshme, të dialogohet me islamin. Rindërtimi i tij duket se i jep të drejtë.

«Absolutisht jo. Jam një mik i mirë me kardinalin; në këtë bën zanatin e tij kryesor të një pjese të botës katolike që e mendon kështu, edhe pse thotë gjëra pak kristiane. Islami është pluralist, i copëzuar në qindarkën e fuqisë. Bëhet vërtet e vështirë për t’i dhënë të drejtë kujt i thotë “jo” dialogut».

Si dialogohet atëhere?

«Me durim. Jemi akoma në një nivel ku ekzistojnë vatra infektimi terrorist që mbështeten mbi fondamentalistët, pakicë e papërfillshme në botën myslimane. Ama kujdes: midis myslimanëve që vijnë në Perëndim janë të forta, ku ndjehen të çrrënjosur. Propaganda u jep atyre një identitet. Rreziku është se, nëse mbyllim dialogun dhe ndjekim formulat e kardinalit, i shtyjmë gjithnjë e më shumë drejt fondamentalizmit dhe eventualisht terrorizmit. Pasoja duhet të jetë reciproke. Ata nuk duhet të mbyllen si iriqi, siç ka ndodhur në Firenze, të bëjnë skandal pasi në klasë ka vajza me kokën e mbuluar. Kishte të drejtë ish ministri De Mauro: pse të mos lexohet kurani në shkollë? U shërben të gjithëve».

Dakord, ama sot pyetja është: mund të mbajmë në shtëpin grupe njerëzish që na konsideron si Satanain e madh? Këtë pyesin njerëzit.

«Diagnoza është korrekte, por unë mendoj se këto grupe janë të vegjël; bota myslimane është shumë më e oksidentalizuar nga sa besohet».

Nuk e konsideroni të rrezikshëm një besimi fetar që premton një parajsë mjaft «tokësore», e mirëidentifikuar dhe e përshkruar, dhe në disa raste u premton atij që vdes në betejë kundër «paganëve»?

«Sigurisht që islami e ka një koncept të martirit, nëpërmjet luftës, më të fortë se kristianizmi, por tashmë e gjitha kjo është shumë mediatizuar. Kam përshtypjen se pjesa më e madhe e myslimanëve do sidomos aspektet e komoditetit të jetës perëndimore»

Plakushi Voltaire i «Muhamedit apo i fanatizmit» futet në sirtar?

«Shiko, Voltaire i lavdëronte turqit, që në planin fetar dinin të jetonin dhe të linin të jetonin, por nuk është e thënë se duke folur për Muhamedin nuk mendonte për kristianët: shembujt e intolerancës së të cilit, megjithëse ishte në shekullin e të Ndritshmëve, qenë ende mjaft të rrezikshëm sa ta rrëfenin në një libër».

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply