Ancelotti ia mbyll përfundimisht dyert Kylian Mbappe

Trajneri italian thotë se, Real Madridi do ta nisë sezonin e ri me ekipin aktual, që nënkupton se sulmuesi francez nuk do të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk do ta marrim asnjë lojtar tjetër, ka marrë fund 100%. Skuadra e jonë është e mbyllur, kështu që ka marrë fund”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp.

Mbappe qe dy vjet radhazi gjatë verës shihej pranë transferimit në Madrid, por në fund gjithçka ndryshoi dhe nënkampioni i botës mbeti me gjasë edhe këtë radhë në Paris, të paktën deri në verën e ardhshme.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …

Leave a Reply