Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaron se në vendin tonë mungon konkurrenca e lirë dhe tregu i karburanteve është treg oligopol.
Buxhuku thotë se në Shqipëri llogaritet 300 milionë euro kontrabandë karburantesh në vit.
Shqipëria në 23 vite në bilance del që pavarësisht se ekonomia nga 2020 është trefishuar ne konsumojmë të njëjtën sasi karburanti. Nëse krahasojmë me zhdoganim dhe konsumin në vendet fqinje. Kosova duhet të kishte 30% konsum më pak se ne, ato zhdoganojnë 25-35% më shumë. Nëse e konvertojmë janë 300 milionë euro kontrabandë në vit. Taksa që nuk arkëtohet. Kjo është afera e madhe.