Kryetari i PD, Sali Berisha than ë konferencën për shtyp se, SKAP-i amnistoi Erion Veliajn për djegësin e Tiranës. Ai tha se, Gushti ishte revansh i krimit sepse Erion Veliaj është personi më i ekspozuar ndaj kësaj vepre që shkon në 1 miliard euro.
“Gushti ishte muaji i krimit gjithashtu edhe për SKAP-in e partisë.
Çfarë bëri SKAP-i në gusht? Amnistitë e mëdha. Nxori kockat që t’i përtypin, që të bëjnë amnistinë.
A ka gjë më qesharake se sot kanë arrestuar në Morinë një person se po bënte kontrabandë, por të arrestosh këtë dhe të amnistosh Erion Veliajn, nuk ka pabarazi më të turpshme para ligjit.
Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut?
A ka krim më të shëmtuar se të akuzosh Arben Ahmetajn, që e meriton plotësisht, i cili e ka kryer katër herë kërkesën e Erion Veliajt për leverdissshmërinë e djegësit të Tiranës, kurse këtë që ka bërë kërkesën, nuk e arreston, por e amniston.
A e dini se edhe sot, paratë derdhen në kontot e Zotos dhe Mërtirit?
A e dini ju se Erion Veliaj është zotuar me firmën e tij se do kontrollojë çdo muaj punimet?
Gushti ishte revansh i krimit sepse Erion Veliaj është personi më i ekspozuar ndaj kësaj vepre që shkon në 1 miliard euro”, tha Berisha.
Check Also
Berisha takim me anëtarët e Degës 5: Me protestat tuaja e ndrytë Erion Veliajn në sallën e turpit kombëtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim festiv me strukturat e PD, …