Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku shikohet Haki Çako që shan dhe i thotë legen në prani të kryetares së PS një qytetar që i është djegur ullishtja. Qytetari shkruan se, zonja pas Hakiut eshte Valbona, kryetare e PS Berat. E regjistrova vete, tashme sa zbrita nga mali Remanices.
Postimi
Banorit po i digjet ullishtja, Haki Çako e shan dhe i thotë legen në prani të kryetares së PS.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe arrogancën ndaj qytetarit!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Haki Çako i drejtohet qytetarit:Mo me ça trapin mua. Legen
Arroganca e pushtetit kerkon t’i terheqim zvarre profesor. Shqiperine nuk ua falim. Jam ketu ne fshatin Remanice me banoret qe po u digjen ullinjte.
Shqiperine do e ngrejme ne protesta te fuqishme!
Degjohet ne video Hakiu kur i thote qytetarit:- Legen!
Sekonda e 3-4.
Zonja pas Hakiut eshte Valbona, kryetare e PS Berat. E regjistrova vete, tashme sa zbrita nga mali Remanices.
Banori me emrin Adriatik Selami me falenderoi per regjistrimin qe i bera dhe me kerkoi vete ta bejme publike.
Hakiu me syzet 2 mije euro ju prish terezia e pushimeve dhe ne arrogance te plote fyen me fjalor rruge banorin qe i digjen ullinjte.