Rama tregon një barcaletë në Forumin Strategjik të Bledit

Ndërsa të gjithë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni diskutonin për luftën në Ukrainë, mundësinë që ky vend të futet në Bashkimin Europian apo qëndrimet ndaj Rusisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka futur një barcaletë që ka bërë të qeshë audiencën, por ka lënë pa fjalë panelin e kryeministrave që ishin të ftuar në takim. Barcaleta ka të bëjë me avionin e rrëzuar të Jevgeni Prigozhin dhe lë të kuptohet se ishte Putin që dha urdhërin për vrasjen e tij.

“Nuk e di nëse e keni dëgjuar që Rusia ka hyrë në negociata për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga një anë në tjetrën. Dhe kryeministri i kishte thënë Putinit “Z.President kemi një problem, dërgova familjen me pushime dhe i mora në telefon t’u them “Natën e mirë” por atje ishte mëngjes dhe ato ishin në plazh. Mora Olaf Sholc për ta uruar për ditëlindje, ai më tha që ishte të nesërmen. Mora Xi Xhing Pin ta uroj për vitin e ri, ai më tha që ishte viti i vjetër.

Dhe Putin i thote: E di se më ndodh edhe mua. Mora në telefon familjen e Prigozhin t’i shprehja ngushëllimet për rrëzimin e avionit, por më thanë që avioni nuk ishte nisur ende”./Lapsi

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply