Si Veliaj ka përfituar 130 milionë euro në 5 vite nga inceneratori që nuk ekziston

Për një incinerator që nuk ekziston, Veliaj ka futur në xhepa plot 131.8 milionë euro në vetëm pesë vite.
Përveç 65 milionë euro që ka marrë nga fondet publike të 16 institucioneve vendore dhe qendrore, me një vendim anti-ligjor të Erion Veliajt, ka marrë dhe 65 milionë euro të tjera nga komanitë private të cilat janë detyruar me polici që çdo kuintal dhe, apo inerte ta depozitojnë në fushën e Sharrës minierën e floririt të Edi Ramës

Deklarata e Berishës

Duhet të informoj qytetarët, se nga data 4 prill të vitit 2018 deri 23 gusht të vitit 2023, djegësi Veliaj ka marrë nga 16 institucione lokale dhe qendrore 224 pagesa me një total prej 65.9 miliardë lekë, apo 65.9 milionë euro, nga të cilat 59.3 miliardë lekë, apo 59.3 milionë euro, djegësi i Veliajt i ka marrë nga Bashkia e Tiranës.

Por djegësi Veliaj, për të cilin nuk ekzistojnë gjurmë mbi tokë, përveç 65 milionë euro që ka marrë nga fondet publike të 16 institucioneve vendore dhe qendrore, me një vendim anti-ligjor të Erion Veliajt, ka marrë dhe 65 milionë euro të tjera nga komanitë private të cilat janë detyruar me polici që çdo kuintal dhe, apo inerte ta depozitojnë në fushën e Sharrës minierën e floririt të Edi Ramës.

Më sipër theksova se janë 16 institucione, të cilat i kanë përcëlluar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston. Kështu, përveç bashkive të qarkut, për kompaninë de facto Rama dhe Veliaj, kanë paguar edhe institucionet që vijojnë kanë paguar edhe Ministria e Kulturës, disa transaksione Gjykata e Lartë, disa transaksione, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, disa transaksione, Drejtoria e Policisë së Shtetit, edhe ajo është përfshirë nga flakët e djegësit Veliaj. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qendra e Formimit Profesional. Nuk mund të mbetej pa u përfshirë edhe INUK-u i famshëm, dhe kurrsesi Mirlinda e AKSHI-t, apo Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Spitali Distrofik, etj.

Në këtë rast, ftoj çdo qytetar shqiptar të shtrojë pyetjen: kush mund t’i vinte 10 institucione qendrore përveç Edi Ramës në flakët e djegësit të Erion Veliajt? A ka shqiptar që mund të besojë se këtë fuqi magjike e kishte një hajdut ordiner me emrin, Klodian Zoto. Kurrë, jo. Përveç SKAP-it të partisë dhe mediave të qeverisë, këtë mashtrim të paskrupullt nuk e beson njeri.

Ndaj edhe, në këto kushte, mbetet vetëm fjala e qytetarëve shqiptarë.

Duhet doemos që ata të ngrihen në mbrojtje të pasurive të tyre publike, të ngrihen kundër kupolës së mafies së rrezikshme të plehrave, të kryesuar nga Edi Rama.

Asnjë njeri nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se SKAP-i i partisë është totalisht jashtë çdo lloj mundësie që të kafshojë krerët e partisë të zhytur deri në vesh në aferën e djegësave.

Në këtë kontekst, do ishte e pafalshme për qytetarët, që detyrat që do të përmbushin vet ndaj zgjidhjes përfundimtare të kësaj afere, ta kërkojnë nga institucionet e kapura këmbë e kokë nga Edi Rama.

Gjithashtu, me këtë rast dua të informoj se pasi kanë vjedhur mbi 200 milionë euro me djegësat, prej të cilëve asnjë nuk ekziston në funksion, Edi Rama po merr një kredi mbi 100 milionë euro, pikërisht për t’u rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille, veçim dhe riciklim.

Kur mediat publikuan këtë lajm, si një gënjeshtar ordiner, Edi Rama e quajti akt i një të marri, publikimin. Por dokumentet faktojnë se kjo është një e vërtetë, dhe ne do njohim publikun me dokumentet që provojnë, se pasi kanë vjedhur 200 milionë euro me djegësat, dhe kanë kanë zhdukur paratë, dhe tani detyrohen të kthehen te ajo strategji, të cilin qeveria e mëparshme e hartoi me 4 milionë euro mbështetje nga Komisioni Europian, dhe që Edi Rama e dogji në mënyrë anti-ligjore me djegësat e tij që nuk ekzistojnë.

Dhe në këtë rast, iu bëj thirrje qytetarëve që të ngrihemi ndaj këtij njeriu që nuk njeh normë, kufi, ligj, moral dhe nuk ndalet para asgjëje, para vjedhjeve të përsëritura të pasurive të tyre.

About Redaksia

Check Also

Foto-skandal/Rama me pikën e kontaktit të bandës së Elbasanit, biznesi i paligjshëm i tyre

Publikohet foto e pikës së kontaktit të bandës së Elbasanit me Ramën në biznesin e …

Leave a Reply