4 gola në 3 fitore të Realit, Bellingam si Kristiano në vitin 2009

Xhud Bellingam, përforcimi kryesor i Realit të Madridit këtë verë, ka pasur një start të shkëlqyer të sezonit, duke shënuar katër gola në tre fitoret e arritura nga skuadra e Ançelotit, një fillim si ai i Kristiano Ronaldos në vitin 2009.

Pavarësisht se nuk është sulmues, Bellingam, i ardhur nga Dortmundi, është bërë standardi kryesor në startin e La Ligas për Realin, i cili kryeson tabelën me pikë të plota.

Ajo kundër Selta Vigos ishte fitorja më e vështirë për Realin që u nderua pikërisht nga 20- vjeçari. Fillimi i tij në Madrid përkon me atë të lojtarit që theu të gjitha rekordet e golave të klubit madrilen, Kristiano Ronaldo, i cili në debutimin e tij në vitin 2009 gjithashtu shënoi katër gola në tri javët e para të skuadrës që asokohe drejtohet nga Manuel Pelegrini.

Lojtari aktual i Al-Nassr shënoi një penallti kundër Deportivo (3-2), një tjetër në fitoren në Barcelonë kundër Espanjolit (0-3) dhe një dygolësh kundër Herez në “Bernabéu” (5-0).

About Redaksia

Check Also

Çfarë po ndodh tek Reali? Perez takim urgjent me Ancelottin!

Në futboll, sa do i famshëm të jesh, sado emër të madh të kesh, në …

Leave a Reply