Berisha: Edi Rama i dërgoi mesazh gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama i dërgoi mesazh dje gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij. Berisha tha se, Rama faktoi dje se sterilizimi është biznesi i tij dhe i Beqajt.

“Nga autobusi i BE-së, apo aeroplani rus, Edi Rama faktoi në mënyrë përfundimtare se ai dhe Beqaj i tij, janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, apo inceneratori i shëndetësisë, kurse Rrapaj është pronar në letër apo Zoto-Mërtiri i aferës.

Edi Rama, pas amnistimit të Beqës nga SPAK i partisë, rendi dje të mbrojë me inskenime, dëshmitarë të rremë dhe statistika false, sterilizimin që u ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 milionë euro, duke e bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani.

Edi Rama doli dje duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqës, pasi mbrojti aferën korruptive, për shkak të kostos të së cilës, u privoi 1 mijë shqiptarëve kurimin çdo muaj.

Edi Rama ndërmori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë, pasi ka njohur dosjen, ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale.

Edi Rama dje, me sulmin ndaj gjykatës, kishte si mesazh të prerë: mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij, Ilir Beqaj.

Edi Rama dëshmoi se në mbrojtje të biznesit, nuk njeh ligje dhe Kushtetutë dhe as institucione, siç është KLSH që e ka denoncuar kontratën si korruptive.

Edi Rama dje hoqi çdo maskë dhe mbrojti kontratën që në themelin e saj bazohet te konflikti i interesit dhe vjedhja e 79 milionë eurove”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply