Berisha: SPAK amnistoi edhe kontratën e korrupsionit të sterilizimit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, SPAK amnistoi edhe kontratën e korrupsionit të sterilizimit duke mos e shpallur të pavlefshme.
“Në Kodin e Procedurës Administrative parashikohet se pavlefshmëria absolute e aktit, mund të nxirret nga ministri i linjës, ku aktualisht është zonja mëkatare Manastirliu, e cila në kohën e koncesionit, ishte drejtore e QSUT, dhe i ka dhënë koncesionarit, pa qira, pajisje, ambiente, pa paguar drita, ujë, avullin, etj. Natyrisht përkundrejt shpërblimeve personale.
Person tjetër që mund të nxjerrë këtë akt të pavlefshëm është Këshilli i Ministrave. Por largqoftë se Edi Rama mund të ngrihet kundër interesave pasurore të Edi Ramës. Ndaj ai bëri të kundërtën, vrapoi për të mbrojtur vjedhjen e dytë të shekullit.
Personi tjetër që mund të nxjerrë këtë akt të pavlefshëm është ILDKPKI.
Deri më sot, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor, pavarësisht se kontrata duhej shpallur menjëherë e pavlefshme.
Këtë nuk e ka bërë as SPAK, që aministoi Ilir Beqajn, dhe vetvetiu amnistoi edhe kontratën e korrupsionit të Edi Ramës.
Çdo organ publik i ngarkuar me ligj ka detyrën absolute të konstatojë pavlefshmërinë e aktit kur bie në dijeni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Ky ishte mëngjesi turistik i Vlorës, tym e blozë!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi pamjet tronditëse nga pasojat e flakëve në vendin e …

Leave a Reply